Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka nevoje ta mesoje. Kjo eshte nje nga ato aftesi te cilat, sidomos kohet e fundit jane thjeshtuar kur qellon qe ke nje friteze me ajer (ose air fryer) ne shtepi.
Air fryers jane bere teper te famshem keto kohet e fundit per nje fakt teper te theshte: Replikojne, ne nje fare menyre fritezen e vaj qe ketu e 15-20 vite me perpara, cdo familje shqiptare e kishte ne shtepi.
Une personalisht kam nje version super te thjeshte, dhe rezultatet qe shihni, besoj mund te jene dhe me te mira – por gjithsesi, dolen perfekte.
Perberesit per krahet e pules
- 500 gram krahe pule, te cilat i kemi ndare dhe i kemi lene ne temperature ambienti
- Ereza per t’i marinuar. Une perdora paprika, kripe dhe piper
- Miell i zakonshem, ose cfaredo miell qe keni ne shtepi
Perberesit per salcen
- 1-2 luge salce soje
- 1 luge gjalp
- 1-2 luge salce pikante. Une perdora Piri Piri
- 1 thelpi hudher i prere holle
Pergatitja
- Marinoni krahet e pules me kripe, piper dhe paprika. Mund te perdorni kombinime te ndryshme errezash, ndoshta edhe me pikante, por kjo eshte minimumi.
- Ne nje pjate hidhni pak miell. Hidhini miellit kripe, piper dhe paprika gjithashtu.
- Mbuloni te gjitha krahet e pules nje nga nje me miell dhe shkundini me delikatese. Duam qe krahet e pules te jene te mbuluara me miell, por te mos kene pjese kur te kete shume miell.
- Vendosini krahet e pules ne air fryer. Kujdes! mos e mbi populloni air fryer-in. Nese krahet e pules po prekin njera tjetren, do te thote qe keni hedhur shume.
- Gatuajini ne air fryer sipas programit (nese ka) dhe nesa ska, une i gatuaj per 18 min ne 200 grade.
- Ne mes te rruges (nga minuti i 9-te ose 10-te) kthejini krahet e pules
- Gjate kohes qe krahet po behen, do te pergatisim salcen. Shkrini gjalpin ne nje tigan te vogel ne zjarr te ulet edhe shtoni dhe hudhrat. Ketu duam ti skuqim pak sa te leshojne aromat e veta.
- Shtoni salcen e sojes, dhe salcen pikante dhe miksojini te gjitha bashke. Ketu une do thoja ta hiqni nga zjarri pasi mund tu pritet salca.
- Pasi krahet te behen, shtojini direkt ne salce. miksojini bashke dhe i keni gati per te ngrene
Show Comments (0)