Tortilla de papates eshte nje nga pjatat qe mund te sherbehet si antipaste, per here te pare e kam provuar ne nje restorant spanjoll qe gatuanin tapas ne Tirane i cili fatkeqesisht qendroi i hapur shume pak kohe dhe kishte pjata autentike. Nese keni nje vere Spanjolle te kuqe ne shtepi dhe keni deshire ta ndani me dike 😉 ne te njejten kohe nuk doni te beni nje darke impenjative po doni dicka per ta bere me te vecante, kini parasysh receten tone karkaleca ne tigan, dhe qe te ngelemi ne spanje, do ishte perfekte pak Jamón serrano. Tortilla de patates eshte ajo qe i lidh me se miri me njera tjetren.
Ingredientet:
- 500 g patate
- 1 qepe te kuqe te vogel
- 1 hudher te njome
- 2 kokra vese
- kripe, piper, vaj per skuqje
Pergatitja:
- Presim patatet ne feta te holla, i skuqim sa te zbuten, edhe nese behen pak krokante nuk ka problem.
- ne nje tas te madh hedhim vezet dhe i rrahim
- Pasi patetet te jene ftohur pak, i shtojme tek veza e rrahur dhe i shtypim me pirun (kujdes nuk duhet ti shtypim shume sa te bejme pure)
- presim holle qepen dhe hudhren e njome, i skuqim derisa qepa te behet e tejdukshme dhe i shtojme tek veza me patate.
- I hedhim kripe dhe piper sipas deshires dhe e skuqim me pak vaj ne zjarr te moderuar. Pasi te shikoni qe eshte skqur mire nga njera ane dhe veza ka filluar te mpikset me ndihmen e nje pjate, e kthejme per ta skuqur nga ana tjeter.
🙂
Show Comments (0)