Biskota me cokollate (ose fjale per fjale, biskota me cifla cokollate)

Keto jane biskotat e mija te preferuara, kam bere aq shume prova per te gjetur receten perfekte. 

 

  • 120 gram gjalp
  • 1/2 filxhan sheqer kane
  • 1/2 filxhan sheqer te bardhe 
  • 1 eggs
  • 1 luge te vogel ekstrakt vanilje  
  • 185 gram miell 00 
  • 1 luge te madhe niseshte
  • 1/2 luge te vogel soda
  • 1/2 luge te vogel kripe 
  • 250 gram cokollate, ose cokollate te gatshme per gatim biskotash

 

Pergatitja:

  1. Ne nje tas te madh hedhim gjalpin te prere ne kubike, sheqerin kaf, sheqerin e bardhe i perziejme mire.
  2. Shtoni vezen dhe pasi te jete inkorporuar mire me masen shtoni 1 luge te vogel ekstrakt vanilie.
  3. ne nje tas hedhim miellin, kripen,soden dhe nje luge niseshte (e cila e ben biskoten me krokante)
  4. me ndihmen e nje site e hedhim miellin ne miksin e pare. I perziejm pak dhe shtojme dhe copat e cokollates dhe e fusim ne frigorifer per 30 minuta.
  5. pas 30 minutave me ndihmen e nje luge beni toptha me diameter 4-5 cm.

 

Tani, e di qe do doni ti piqni direkt por procesi nuk ka perfunduar akoma, sepse duhen futur prap ne frigorifer te rrine per 10 ore.

Nese doni me patjeter ti beni tani mund ti lini te pakten 1 ore, megjithate me besoni qe ka ndryshim.

Biskotat piqen ne 180C per 14 minuta. Une kam pjekur vetem gjysmen e tyre qe do te thote qe neser ne mengjes do ha biskota te ngrohta me qumesht 😉

Shenim: Nje menyre tjeter per ti bere keto biskota, ju mund ti perdorni te dyja dhe te vendosni kush ju pelqen me shume. Metoda e dyte eshte – e ndajme gjysmen e gjalpit (60 g) e vlojm ne zjarr te avashet sa te marri nje ngjyre te karamelizuar, ato kokrat e vogla qe formohen nga skuqja i japin nje shije tjeter biskotes. Gjysmen tjeter e presim ne kubike (ne temperaturen e ambientit) dhe e vazhdojme proceduren duke i shtuar sheqerin vezen e keshtu me rradhe. 

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Zabaglione me luleshtrydhe

Zabaglione, kjo ëmbëlsirë italiane, është tejet elegante si në prezantim, ashtu edhe në shije. ...

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...

Kek me cokollate si neper filma

I keni parasysh ato keket me cokollate, ose suffleete fantasike ose cfare do lloj ...

Biskota me kafe moka

Nuk kam të ngopur me ëmbëlsirat që përmbajnë sado pak kafe brenda recetës së ...

Tost me Rikota, dardhe dhe mjalte

Keto jane super snacks qe hahen shpejt e shpejt, per darke, ose dhe per ...