Jufka me pule ne tenxhere

Kjo eshte nje nga menyrat me the thjeshta per te bere jufka me pule ne tenxhere. Nje recete e vjeter e gjyshes time, e fokusuar keryesisht ne mos berjen pis te shume gjerave duke gatuar. Gjyshja ime ka qene shume praktike dhe gjente menyren me te shendetshme per te me argetuar sipas mundesive qe kishim 🙂 

Bazuar ne kete llogjike, e kemi ndryshuar receten tone te vjeter te jufkave me pule https://www.delicious.al/2018/05/26/jufka-me-pule/ kur do te gatuash dicka shume shpejt, si te ishte nje pako makarona. 

Gjithashtu ne pamundesi per te gjeur jufka, ketu kemi perdorur tagliatelle, qe jane deri diku te ngjashme. Po patet, jufka perdorni, po spatet, ja ku eshte edhe zgjidhja alternative. 

Perberesit:

  • 500 g kofshe pule
  • 250 g jufka 
  • 30 g gjalp
  • 1 luge gjelle vaj ulliri
  • 6 gota uje
  • kripe

Pergatitja:

  1. Pastrojme pulen dhe e marinojme me kripe. 
  2. Ne nje tenxhere hedhim gjalp dhe sapo te shkrije i shtojme edhe pak vaj ne menyre qe gjalpi te mos digjet, 
  3. Shtoni pulen, kaverdiseni sa te marri njecike ngjyre. 
  4. Kur pula te kete marr nje ngjyre te bukur shojini ujin dhe lereni te ziej per 20 minuta (meqenese WHO ka thene qe cdo lloj mishi duhet gatuar mire). 
  5. Shtoni jufkat dhe lerini te ziejn mire. rezultati duhet te jete ky

P.S. Nese perdorni tagliatelle kini parasysh se ato duan pak me shume per tu zier dhe nese e shikoni te arsyeshme mund teshtoni edhe me shume uje. Gjithsesi, jufkat me pule ne tenxhere jane perhere nje zgjidhje ideale

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Quinoa Tabbouleh

Duke u pergatitur per veren eshte e rendesishme te marrim vlerat ushqimore te nevojshme ...

Receta bazike: Pulë e pjekur sexy

Si e premte që është, duhet një recetë fantastike për të festuar mbylljen e ...

Tost me djathe dele dhe domate te furres

Buka e thekur ka dicka, qe perhere eshte nje nder gjerat me te mira ...

Lepur me mustardë dhe trumzë

Nga varietetiet e mishrave që duhet të provoni në jetën tuaj, mishi i lepurit ...