Ta Bëni ose blini: një udhëzues për produktet dhe salcat te cilat mund te behen ne shtepi ose jo

Ne jetojmë në një epokë bollëku dhe ka pothuajse gjithçka që ju mund të keni nevojë në një supermarket – ceshtja eshte – a ja vlen ti blejme apo ti bejme keto?

Këtu janë rregullat e mia:

Perime te fresketa apo te konservuara

Duke filluar nga ato mjaft të lehta, mes karrotave të freskëta dhe të konservuara, nuk kam nevojë t’ju them se cila është më e mira për të zgjedhur, apo jo? Si rregull i përgjithshëm, përveç nëse është përcaktuar ne recete ndryshe, ju lutemi zgjidhni perime të freskëta (përveç fasuleve – jeta është shumë më e lehtë me fasule të konservuara)

Darkat e mikrovalës

Unë absolutisht urrej këto trendet e reja të gjërave të ngira që me një 10 minutsh në mikrovalë janë gati, pa marrë parasysh se sa mirë ata mund të jenë! Edhe nëse jeni student dhe doni diçka të ngrohtë, blini oriz dhe nga ato koncetratet e pulës edhe do jeni ok

Buka

Shumë njerëz e rekomandojnë bërjen e bukës vete, por të jemi të sinqertë me veten, deri sa te arihet ajo forma perfekte e bukes te bere vete, do doje ca kohe. Përveç kësaj, buka e bere vete kërkon një mori veglash për ta bërë jetën më të lehtë.

Nëse ju jeni si unë, që i pëlqen buka herë pas here, atëherë mos u merni me këto gjëra,  dhe thjesht gjeni furrën më të afërt dhe merrni diçka.

Gjalpi

Mbaj mend kur isha i vogel, prinderit benin gjalpin me ajkat e mbledhura. Tani që është e pakuptimtë të merresh me te, sidomos kur neper supermarket gjen edhe gjalp fshati super te lire

Salca domatesh

Ketu vare shume nga rasti. Kur salca eshte e thjeshte edhe domatet jane pjesa kryesore, athere nuk ju kushton gje te merrni disa domate edhe ti beni salce. Nga ana tjeter, nese do fusni ne loje pak pule, mish te grire ose ton – mos u lodhni, blejeni ne market!

Granola Bars

Kjo sipas mendimit tim ka të bëjë me zgjedhjen tuaj. Bërja ose blerja do të ketë të njëjtën kosto ne fund te fundit. Te vetmin problem qe kam eshte me zgjidhjen e llojit te granola bar te cilen do te merrni. Shume nuk jane aq te shendetshme, jane te mbipopulluara me sheqerna edhe me gjithfare lloj elementesh te tjera. Nese nuk keni nerva te merreni me kete, athere, ketu ne delicious gjen plot receta per granola bars.

Salca e sallatrave.

Vetem nese eshte ndonje salce e papare ndonjehere qe nuk arrini ta beni dot vete, athere po, ndryshe – duhet ta beni vete. Te pakten per shijet ton ate zhvilluara, eshte e pamundur te pelqeni ato salcat e renda me majonez, kur sallatat mund te jene kaq te fresketa pa to! Gjithsesi, mund te gjeni nje tutorial si ti menaxhoni salllatat kollaj ne delicious

Mishi në Përgjithësi

Gatimi i mishit është një proces personal! Shume njerez e duan si e duan edhe ka shume sherbime qe ofrojne mish te pjekur me porosi. Ne cdo moment do ju thoja te eksperimentoni! Une personalisht e edua ta bej vete. Problemin madhor qe kam me keto vendet e mishrave me porosi eshte mungesa e theksuar e marinimit – qe duam sduam e kemi pjese te kultures tone!

Të tjera

Unë besoj se i kam mbuluar temat kryesore. Disa njerëz do të kërkonin ketchup, mayo, ose edhe pasta fresca. Une prefereoj ti marr gati, duke qene se mjeshteria e ketyre perberesve specifike eshte nje element qe do shume prova. Nese doni te eksperimentoni, go for it! Ndryshe, ketchup me te mire se Heinz nuk bejme dot!

Nese jeni te interesuar te mesoni me shume, ndiqni këtë librin https://amzn.to/2GUKvs2 (anglisht) ku do të merrni më shumë detaje rreth kesaj teme.

Deri atëherë, jetoni jetën tuaj dhe të eksperimentoni – askush nuk do t’ju gjykojë nëse keni blerë salcë në dyqan ose keni bërë gjalpin tuaj.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne ...

Krem me liker & çokollatë të bardhë

Ndonëse jam fanse e çokollatës se zezë apo me qumësht më tepër, nuk e ...

Gnocchi me patate

Gnocchit e Italise se veriut jane ato me te famshmet, te cilat jane me ...

Si te gatuajme tiramisu ne gota

Problemi im madhor I embelsirave eshte qe duhet te besh goxha qe te dali ...

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...