Unë jam rritur me konceptin që të djelave shkohet nga prindërit, edhe mami bën byrek për drekë. Është nga ato rregullat e pashkruara të familjes edhe ajo ka atë mënyrën e vetë perfekte të ekzekutimit të këtij të fundit.
Nëse ju ka vajtur mendja për byrek edhe nuk është ende e djele, po sikur tl gjejmë një zgjidhje alternative. Unë jam tërësisht kundër byrekëve të rrugës, pasi nuk e di çfarë kanë një je ne sais quoi papastertie. Si e tillë, duhet të gjejmë zgjidhjen në shtëpi.
Pak teori si fillim. Byreku ka dy përbërës kryesorë, petat dhe mbushjen. Ne do të thjeshtojmë petat dhe do të thjeshtojmë mbushjen me qëllimin që mos bëjmë gjysën e kuzhinës pis dhe ta kemi gati shpejt e shpejt.
Për petat, bleni në supermarket, petë sfoljatë. 1 pako mjafton. Ato i gjeni në akull zakonisht, kështu që sapo të arrini në shtëpi, vendosini në frigofer (jo në akull) që të shkrihen me terezi.
Për mbushjen do përdorim qasjen tradicionale – qepë dhe domate. Këtu ju mund të bëni cudira, por parimi është, sa me thjeshtë, aq me e vështirë për të bërë gabime. Çelësi i suksesit ëshë marinimi i mbushjesh edhe gatimi i saj i rregullt.
Sfoljata ka një nevojë, të lyhet me të verdhë veze siper para se të futet në furrë, pasi thahet kollaj. Këtë hap mos e harroni.
- 1 pakto pete sflojate
- 1 qepë
- 2 domate mesatare
- vaj ulliri, kripë, piper, paprika
- 1-2 thelpinj hudhër
- 1 të verdhë veze
Përgatitja
- Nxehni furrën në 180 gradë (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë)
- Në një tigan të thelle, të nxehur me vaj ulliri shtoni qepët e prera në kubike të vogla edhe skuqini. Shtoni gjithashtu edhe hudhrat e prera holle. Qepëve shtojini kripë dhe piper.
- Gjatë kohës që qepët gatuhen, pritni domatet në kubike të vogla gjithashtu.
- Sapo te jene afërsisht gati qepët shtoni pak paprika, trazojini mirë edhe lërini të marrin një të skuqur të shpejtë
- Shtoni domatet edhe gatuajini deri sa të humbin formën. Këtu keni zgjedhje – nëse mbushjen e doni që të ketë pak formë, gatuajeni deri sa domatet të marrin formen e salcës edhe e keni gati – nëse pastaj mbushjen e doni tërësisht të shpërbërë, hidhini pak ujë edhe gatuajeni deri sa të shterojë. Unë zgjodha të parën.
- Në një tavë, të shtruar me letër kuzhine që të shmangim ngjitjen, hapim me kujdes sfoljatën, shtojmë mbushjen edhe e mbulojmë si një kalcone.
- Lyejeni me të verdhë veze, hidhini pak kripë sipër. Mos përdorni vaj pasi sfoljata ka plot yndryrë
- E vendosim në furrë edhe e pjekim deri sa të shikoni që sfoljata është gati (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë).
- Nxireni, lëreni të rrijë pak sa të ftohet edhe është gati.
Gjith e gjith do ju duhen rreth 25 minuta që ta keni gati gati.
Show Comments (0)