Nga varietetiet e mishrave që duhet të provoni në jetën tuaj, mishi i lepurit është njëri prej tyre, dhe madje zë ndër vendet e para në listë. Mund ta merrni me mend që një kafshëz aq e vogël dhe e pellushtë, ndonëse të vjen keq ta shohësh si ushqim, ka mish jashtëzakonisht të butë për të ofruar.

Nëse kërkoni receta për të gatuar mishin e lepurit, ndër recetat më popullore që do t’ju dalë është ajo e mishit të lepurit me mustardë, dhe me të drejtë. Zakonisht kjo pjatë shoqërohet me karrota dhe patate të pjekura, madje mund t’i inkorporoni edhe në gatimin e mishit për t’iu bashkuar simfonisë së shijeve.

Nëse doni të dilni pak nga menuja e përhershme javore, kjo është pjata e duhur për t’i dhënë një “twist” tryezës tuaj.

Përbërësit (për 4 persona)
1.2 kg mish lepuri, i copëtuar
30 gr miell
1 lugë gjalpë
1 lugë vaj ulliri
200 ml verë e kuqe
450 ml lëng pule (i vluar ose koncentrat)
2 lugë çaji trumzë e tharë
1 gjethe dafine
2 thelbinj hudhër të grira hollë
2 lugë mustardë
kripë, piper

Përgatitja
1. Në një qese plastike ziplock fusni miellin me pak kripë dhe piper. Një nga një, do të fusni copat e lepurit në qese dhe do t’i shkundni që të mbulohen mirë me miell. Nxirrini, tundini pak për t’u hequr miellin e tepërt, dhe lërini mënjanë.
2. Shkrini gjalpin bashkë me vaj ulliri në një tenxhere të thellë në zjarr mesatar në të lartë, shtoni copat e lepurit me miell dhe gatuajini derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.
3. Shtoni verën e kuqe dhe vlojeni për 1 minutë, më pas shtoni lëng pule derisa ta mbuloni mishin. Shtoni trumzën, dafinën, hudhrën, pastaj vlojeni mishin ngadalë për rreth 1 orë, derisa mishi të zbutet dhe lëngu të shterojë.
4. Shtoni në tenxhere mustardën, përziejeni, dhe provojeni lëngun e mbetur për kripë e piper. Hiqeni nga zjarri dhe rregullojini copat në pjata individuale.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...

Tutorial: Salads

Salads are so cool lately, so chic because so many people have made them ...

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...

Si te gatuajme Supe me Brokoli.

Ne keto dite te ftohta dimri qe po afrojne ska asnje gje me te ...