Pas ëmbëlsirës së djeshme të çuditshme, “Ishujt lundrues”, bërë fund e krye me vezë, sot e ka radhën një tjetër recetë e padëgjuar më parë, që të zgjon kureshtjen që nga emri i saj: Tartë “kokëposhtë” me mollë.

Thuhet se dy motra franceze ishin të parat që e gatuan këtë ëmbëlsirë, dhe e shërbenin në restorantin e tyre në zonën e Sologne, Francë. Është një gatim i thjeshtë sa më s’ka, sepse përfshin petë sfoliat të gatshme. Po ashtu, është një ëmbëlsirë tejet e bukur! Në vend të mollëve, mund të përdorni edhe dardha. Për petën sfoliat, përdorni petët e gatshme “AK” që gjenden në çdo supermarket.

Nëse jeni fans i ëmbëlsirave me mollë, kemi edhe të tjera sugjerime për ju. Si thoni për një tortë fshati me mollë, po aq e këndshme në pamje sa receta e sotme, apo akoma më mirë një strudel me mollë si të ketë dalë nga filmi “Inglorious Basterds” i Tarantinos?

Përbërësit (për 8-10 persona)
1 pako petë sfoliat “AK”
10-12 mollë të verdha
lëngu i 1 limoni
110 gr gjalpë prerë në copa
70 gr sheqer i imët
1 lugë çaji kanellë

Përgatitja
1. Në një sipërfaqe të lyer me miell, shtrojeni petën sfoliat me petës në një rreth me diametër 28 cm, me trashësi 5 mm. Vendoseni në një tavë të bërë paksa me miell dhe lëreni mënjanë.
2. Qërojini mollët, ndajini përgjysmë dhe hiquni zemrën dhe bërthamat. Vendosini në një tas dhe spërkatini me lëng limoni, që të mos nxihen.
3. Në një tigan gatuani gjalpin, sheqerin dhe kanellën në zjarr mesatar, derisa gjalpi të shkrijë dhe sheqeri të shpërbëhet, duke përzier vazhdimisht. Vazhdoni të gatuani edhe për 6-8 minuta, derisa përzierja të marrë një ngjyrë karamel mesatare. Hiqeni nga zjarri.
4. Në një tavë rrethore me diametër 25 cm derdhni karamelin e përgatitur, dhe më pas vendosni gjysmat e mollëve në këmbë, duke rrethuar anët e tavës. Vendosini mollët ngjitur njëra me tjetrën, pasi mollët do të mblidhen gjatë pjekjes. Si t’i keni vendosur mollët në anë, mbushni edhe vrimën në mes me gjysmat e mbetura.
5. Tavën futeni në furrë me 200 gradë për rreth 15 minuta, derisa mollët të zbuten dhe të kenë marrë ngjyrë. Nxirreni tavën nga furra.
6. Mbi mollët gjysmë të gatuara shtroni me kujdes petën sfoliat, duke futur anët e petës brenda tavës. Çajeni petën me pirun lehtazi në 2-3 vende. Futeni sërish tavën në furrë me 230 gradë për 25-30 minuta, derisa peta të jetë artësuar dhe mbushja me mollë të bulëzojë. Nxirreni dhe lëreni të ftohet për rreth 10-15 minuta.
7. Me një thikë lironi anët e tartës, që të dalë më lehtë. Vendosni një pjatë sipër tavës, dhe kthejeni tavën përmbys duke e mbajtur ngjeshur mbas pjatës, për të nxjerrë tartën. Shërbejeni tartën të ftohtë ose të vakët.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me cokollate si neper filma

I keni parasysh ato keket me cokollate, ose suffleete fantasike ose cfare do lloj ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Karkaleca pikantë me arrë kokosi

Duket se shqiptarët e kanë zakon t’i ruajnë gatimet e detit për në fundjavë, ...

“Pica” të vogla me çokollatë

Pas suflesë me limon, tortës me fruta pylli, pufkave “Margarita” me tekila e të ...

Çmitizime: Si të gatuajmë karkaleca të skuqur

Pas një sezoni tepër interesant pushimesh, sot është dita e parë e kthimit në ...

One-Pan Pasta “The Lazy Sunday Solution”

This is the perfect recipe for the lazy and everyone that are still in ...