Thonë që gjalpi është sekreti i jetës. Të paktën, kështu kam dëgjuar në filmin “Last Holiday” me Queen Latifah. Po ashtu, edhe në filmin “Julie & Julia”, ku amerikania Julie deklaron “Nuk mund të kesh kurrë tepër gjalpë”.

Është e vërtetë ama që nëse një ushqim, sado i thjeshtë, ka shije të jashtëzakonshme, me siguri është gjalpi që ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë mes. Po, ai gjalpi i shkretë e i vetmuar në frigoriferin tuaj. Duhet ta vlerësoni më tepër!

Receta e biskotave të sotme me gjalpë do t’jua vërtetojë se si gjalpi mund ta shndërrojë një ëmbëlsirë tashmë të shijshme, në një snack që nuk mund ta hiqni nga dora, të shkrifët në mënyrë të pabesueshme. Ku është bukuria e një biskote kur është e fortë gur? Biskotat me gjalpë shkrifëtohen në prekjen e parë, dhe fjalë për fjalë, do t’ju shkrijnë në gojë!

Përbërësit (për 18-20 biskota)
6 të verdha vezësh, të rrahura lehtë
1 lugë qumësht
250 gr miell
110 gr sheqer i imët
200 gr gjalpë me pak kripë, prerë në kubikë të vegjël

Përgatitja
1. Ndizeni furrën në 180 gradë. Bëni me gjalpë një tavë të madhe pjekjeje. Merrni mënjanë 1 lugë nga të verdhat e vezëve dhe përziejini me qumështin për të bërë një “lustër” dhe lëreni mënjanë.
2. Sitni miellin në një tas të madh dhe në mes bëni një vrimë. Shtoni me radhë të verdhat e vezëve, sheqerin dhe gjalpin gjithnjë duke përzier me lugë druri, pastaj kaloni me dorë te gjalpi, dhe përziejini derisa gjalpi të bëhet i butë dhe kremoz.
3. Po me dorë, nisni të merrni miell nga anët dhe ta punoni drejt qendrës, për të formuar brumin e biskotave, i cili duhet të jetë i njëtrajtshëm.
4. Mund ta shtroni brumin me petës në gjerësi 1.2 cm, për të prerë më pas forma nëse ju ndodhen në shtëpi, ose të shkëpusni topa të vegjël nga ai dhe t’i rrotulloni në pëllëmbën e dorës.
5. Kalojini biskotat në tavën me gjalpë dhe lyejini përsipër me lustrën me vezë & qumësht që bëtë në fillim.
6. Piqini biskotat në furrën e nxehtë tashmë për rreth 15 minuta derisa të artësohen. Lërini të ftohen pastaj shërbejini.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Bon-bone vegan dhe te papjekura carobi

Kjo eshte nje nder recetat me te thjeshta per te bere bon-bone me pluhur ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...

Musakaja tradicionale greke

Nuk është nevoja të bëjmë prezantime për këtë gatim tradicional grek, por i përgatitur ...

Guacamole nga Ishujt e Karaibeve

Guacamole eshte nje nder salcat me te mira (ne mendimin tim) per tu engledisur. ...

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...

Receta bazike: Krem pastiçerie

Nga recetat kryesore të pastiçërisë që duhet të dini, në jeni fans i përjetshëm ...