Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurt për të përgatitur ëmbëlsira që kërkojnë miell, vezë, rrahje, pjekje e të tilla veprime me radhë, gjithmonë mund të mjaftoheni me një tavë me fruta të pjekura, shoqëruar me erëza, fruta të thata etj. Të tilla janë për shembull mollët e pjekura të mbushura me arra, receta e të cilave ndodhet këtu. Po ashtu, një kombinim më “edgy” janë dardhat e pjekura me xhenxhefil dhe kanellë, recetën e të cilave po japim sot.

Shurupi në të cilin piqen dardhat u jep atyre një shije fantastike, vetë dardhat bëhen të buta dhe shumëfishohen në shije, dhe sikur kjo mos t’ju mjaftojë, gjithmonë mund ta shoqëroni këtë ëmbëlsirë me një kupë akullore me vanilje, shije neutrale që e komplimenton pjatën fare mirë.

Përbërësit (për 4 persona)
4 dardhë të mëdha
300 gr ajkë/krem i rrahur (heavy cream)
55 gr sheqer i imët
½ lugë çaji ekstrakt vanilje
½ lugë çaji kanellë
1 lugë çaji xhenxhefil i grirë

Përgatitja
1. Ndizeni furrën me 190 gradë. Bëni me gjalpë një tavë të vogël pjekjeje.
2. Hiquni dardhave lëkurën, bishtin, ndajini përgjysmë nga lart dhe hiqni bërthamat. Vendosini përmbys në tavën e bërë me gjalpë.
3. Përzieni bashkë në një tas kremin e rrahur, sheqerin, ekstraktin e vaniljes, kanellën dhe xhenxhefilin dhe derdheni përzierjen sipër dardhave.
4. Piqini dardhat për 30-35 minuta, duke ua hedhur lëngun sipër herë pas here, derisa dardhët të jenë të buta dhe në ngjyrë kafe në sipërfaqe. Kremi duhet të jetë i trashë dhe të bulëzojë. Hiqeni nga furra dhe ftohini para shërbimit.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. ...

Guacamole nga Ishujt e Karaibeve

Guacamole eshte nje nder salcat me te mira (ne mendimin tim) per tu engledisur. ...

Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet ...

Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por ...

Tost me Fiq, mjalte dhe filadelfia

Sapo pashe ne dyqanin e lagjes fiq qe dmth eshte koha per te eksperiementuar ...

Biskota me çokollatë (perfekte për mëngjes)

Ua dëgjojmë shpesh amerikanëve si term “chocolate chip cookies”, dhe me shumë mundësi këto ...