Kjo është një recetë që e kam marrë nga një libër kuzhine franceze, dhuratë nga daja im për mamanë time, vite më parë. Kur mërzitemi me receta të thjeshta alla shqiptarçe që dimë t’i gatuajmë symbyllur, i hedhim një sy këtij libri dhe i ngrejmë produktet e thjeshta në nivel kulinarie franceze, kuzhina më e mirë në botë.

Le të marrim troftën, për shembull. Ne shqiptarët thjesht mund ta skuqim, pjekim ose maksimalisht ta bëjmë troftën tavë, me patate, perime etj. Ju kishte shkuar ndonjëherë ndërmend që ta shoqëronit troftën me një salcë me bajame? Jo, vetëm francezi i mendon gjërat në mënyrë kaq të rafinuar.

Në Normandi, bajamet zëvendësohen me lajthi, dhe mund të bëni të njëjtën gjë nëse nuk jeni fans aq i madh i bajamave. Sido të jetë, të dyja versionet janë të shijshme.

Përbërësit (për 2 persona)
2 trofta (rreth 350 gr secila), të pastruara
40 gr miell
4 lugë gjalpë
30 gr bajame në feta të holla
2 lugë verë e bardhë
kripë, piper

Përgatitja
1. Lajeni troftën dhe thajeni. Vendoseni miellin në një qese plastike dhe shtoni kripë e piper sipas dëshirës.
2. Futini troftat një nga një në qesen me miell dhe tundeni qesen për t’i mbuluar troftat me miell. Nxirrini troftat dhe shkundni miellin e tepërt.
3. Shkrini gjysmën e gjalpit në një tigan të gjerë me flakë mesatare. Kur gjalpi të bulëzojë, shtoni troftat një nga një dhe gatuajini 6-7 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Kalojini troftat në një pjatancë dhe mbulojini.
4. Shtoni gjalpin e mbetur në tigan dhe gatuajini bajamet derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë. Shtojuni verën dhe ziejini për 1 minutë, duke përzier vazhdimisht, që të bëhet si shurup.
5. Shtojeni shurupin me bajame sipër troftave dhe shërbejini menjëherë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr ...

Biskota me çokollatë (perfekte për mëngjes)

Ua dëgjojmë shpesh amerikanëve si term “chocolate chip cookies”, dhe me shumë mundësi këto ...

Jufka me pulë

Mishi i pulës është mishi më i dashur në shtëpinë time, dhe ndonëse shpeshherë ...

Pule me qiqra, spinaq dhe xhinxher super e bute sic e ben india

Sot folem per Lindjen, ku ka me mire se sa orienti… Specialiteti I dites ...