Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më vonë, duhet gjetur shpëtim te ushqimet e freskëta, të thjeshta në përgatitje dhe të lehta për stomakun tonë. Nuk duam që mundi i palestrës të na shkojë dëm, në fund të fundit.

Nëse mendojmë një ushqim të thjeshtë në përgatitje dhe të lehtë në shije, me siguri supa është gjëja e parë që vjen ndërmend. Megjithatë, në stinën e verës nuk mund të zgjedhim supë me oriz apo makarona të vogla, sepse duhet diçka më e freskët dhe kremoze. Supa me domate është gjithnjë një zgjidhje fantastike, si në shije, ashtu edhe në vlera ushqyese.

Nëse jeni të interesuar për më tepër receta supash, mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Përbërësit (për 4 persona)
1 lugë vaj ulliri
1 qepë mesatare, e grirë
1 karrotë, e grirë
2 thelpinj hudhër, të grira
1 kg domate të pjekura mirë, të qëruara dhe të prera në katër
1/2 lugë çaji trumëz e tharë
1/2 lugë çaji borzilok i grirë
1 gjethe dafinë
3 lugë krem pana ose kos
kripë dhe piper

Përgatitja
1. Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë. Shtoni qepën dhe karrotën dhe fërgojini për 3-4 minuta, derisa të zbuten, duke përzier vazhdimisht.
2. Shtoni domatet, hudhrën dhe erëzat. Përziejini mirë. Ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë me kapak sipër, për 30 minuta, duke përzier vazhdimisht.
3. Kalojini domatet në një procesor ushqimesh ose shtypini në një sitë, derisa të bëhen krem.
4. Në të njëjtin tigan, shtoni panën ose kosin te kremi i domateve, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe përziejini mirë. Ngroheni sërish supën edhe për pak minuta, derisa pana ose kosi të inkorpohen mirë. Shërbejeni supën të ftohtë.

Mund ta shoqëroni supën me feta buke të skuqura në gjalpë, ose ta prisni bukën në kubikë dhe t’ia shtoni supës.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Byreku më i thjeshtë në botë

Unë jam rritur me konceptin që të djelave shkohet nga prindërit, edhe mami bën ...

Koktejl karkalecash

Nga të gjitha ushqimet e detit, mund të them me siguri që karkalecat janë ...

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...

Torta “Sacher”

Më lejoni t’ju tregoj për një nga tortat e mia më të preferuara, krijuar ...

Pule e Skuqur ne furre

I keni parasysh ato pulat e skuqura qe dalin neper filma – koncepti i ...

Zog pule ne furre me perime

Nje recete fantastike per nje darke per kater persona, ose edhe per tre nese ...