Vazhdojmë të pasurojmë rubrikën “Rizoto” me një tjetër pjatë të shijshme orizi, por ju paralajmërojmë, edhe paksa të rëndë! Megjithatë, nuk mund ta shtysh gjatë në jetë pa i shtuar djathë Gorgonzola ushqimit tënd, qoftë picës, pastave, rizotos apo të tjera gatime, me të cilat ky djathë me shije karakteristike shkon për mrekulli. Nëse nuk ju pëlqen djathi gorgonzola më vete, jepini një shans në rizoto.

Gatimi i rizotos në këtë recetë është i ngjashëm me gatimin e rizotos klasike milaneze, apo rizotos me kërpudha, që kemi dhënë deri më sot. Gorgonzola do ta bëjë më kremoz rizoton dhe do ta pasurojë në shije, ndaj mos e lini pa e provuar.

Për më tepër receta rizotosh, klikoni këtu.

Përbërësit (për 4 persona)
40 gr gjalpë
gjysmë qepe e vogël, e grirë
400 gr oriz i imët
½ gotë verë e bardhë
1 l lëng mishi i vluar, ose koncentrat
200-250 gr djathë gorgonzola i grirë
kripë, piper i bardhë

Përgatitja
1. Shkrini gjalpin në një tigan të thellë, shtoni qepën dhe skuqeni derisa të zbehet dhe zbutet.
2. Shtoni orizin, lëreni të marrë shije, duke e përzier për së paku 1 minutë, më pas shtoni verën dhe ngrijeni pak flakën.
3. Kur vera të jetë thithur krejt, shtoni lëngun e mishit pak nga pak, duke përzier shpesh, dhe lëreni të ziejë për afro 15 minuta.
4. Pas 15 minutash, pak para se të mbarojë zierja, shtoni djathin gorgonzola dhe përziejeni me kujdes që të bëhet njësh me orizin. Provoni për kripë dhe piper dhe shtoni sipas dëshirës. Gatuajeni edhe për 2-3 minuta dhe hiqeni nga zjarri.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga ...

4 rekomandime si te perfeksiononi pastat tuaja

Kjo nuk eshte nje recete, por nje kombinim rekomandimesh per te perfeksionuar pastat tuaja. ...

Shije indiane: Mish, oriz, curry

Keto jane ato recetat e fundjaves qe nuk e dini se cfare doni nga ...

Kungulleshka të mbushura

Perimet e mbushura nuk janë pjatë e panjohur për ne, qofshin këto patëllxhanë, kunguj ...

Si te gatuajme Kulacka ne tigan

E gjithe kjo histori nisi te djelen ne mengjes kur u zgjova me nje ...