Më pëlqen të kem pjata të zgjedhura paraprakisht sa herë shkoj në restorante që shërbejnë një miks gatimesh shqiptaro-italiane. Për restorantet buzë detit zgjedh gjithnjë spagetit me fruta deti, krahas sallatave të ftohta, ndërsa për restorantet që ndodhen më afër gjelbërimit (me të dalë Tiranës), pjata e parazgjedhur është eskallop me limon. Zgjedhje tejet bazike, apo jo? Duhet të jenë restorant fort i paaftë që të mos i gatuajnë këto dy pjata siç duhet.

Ashtu si unë, mund ta keni ngrënë eskallop me limon me dhjetëra herë, por nuk është nevoja të marrim udhën për ta provuar. Në ato ditë fundjave ku doni të shijoni rehatinë e shtëpisë tuaj, mund të përgatisni vetë një pjatë eskallop viçi me limon, pasi është e thjeshtë dhe gatuhet pa një, pa dy. Nevojitet pak punë krahu, sepse do të rrihni thelat e mishit të viçit, por mund edhe ta konsideroni pjesë të qejfit! Pjesa tjetër e përbërësve, miell, limon, majdanoz me siguri ju gjenden tashmë në kuzhinë.

PS: Eskallopit me limon mund t’i shtoni edhe kaperi, por siç mund ta keni vënë re, restorantet shqiptare e shmangin këtë produkt, pasi nuk njihet dhe përdoret shumë në Shqipëri, siç ndodh në Itali.

 

Përbërësit (për 4 persona)
8 thela mish viçi, ose 500 gr
50 gr miell
40 gr gjalpë
2 lugë vaj ulliri
kripë, piper
gjysmë gote lëng mishi ose koncentrat
lëngu i 1 limoni
1 lugë majdanoz i grirë

Përgatitja
1. Hiqini mishit dhjamrat e mundshëm dhe sheshojeni duke e rrahur me çekiç kuzhine, ndërsa është i mbështjellë me letër alumini që të mos shkëputet.
2. Hidhni miellin në një pjatë, kaloni aty fetat dhe shkundini mirë.
3. Nxehni vajin dhe gjalpin në tigan dhe skuqni pak eskallopët nga të dyja anët. Hidhni kripë, piper dhe pasi të keni ulur flakën, shtoni lëngun e mishit dhe ziejini eskallopët duke i lagur herë pas here me lëng mishi.
4. Pas rreth 10 minutash shtoni edhe lëngun e limonit, fikni zjarrin por mos e hiqni tavën, në mënyrë që salca të vazhdojë të gatuhet dhe të mpikset. Shtoni majdanozin e grirë (dhe kaperit nëse doni).

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Special: Dinner for two made at home for Valentines

Happy Valentine’s Day – the yet so commercialized but still one of those days ...

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...

Te ngrohesh pasta ne mikrovalen e zyres

E keni parasysh kur gatuani pak me shume darken para dhe detyroheni ta merrni ...

Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin ...