Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu për t’i parë), një tjetër gatim është po aq i suksesshëm sa makaronat në kulinari, dhe ky gatim është rizoto. Në fakt, më lini t’ju jap një shembull: Gjatë fundjavave në bregdet me familjen, kur vjen ora e drekës, gjithnjë nuk di në të zgjedh spageti apo rizoto me fruta deti, megjithëse në fund përfundoj tek e para. Mos keni gjë të njëjtën mëdyshje?

Duhet ta pranojmë veç, se ndonëse pastat mund të preferohen më tepër, orizi i rizotos është karbohidrat më i shëndetshëm. Për pasojë, në vijim do të shkëputemi pak nga recetat e pastave dhe do të pasurojmë kategorinë “Rizoto” (që gjendet këtu).

Ka shumë përbërës që mund t’i bashkangjisim rizotos për ta bërë më të shijshme, por për sot kemi zgjedhur kërpudhat.

 

Përbërësit (për 4 persona)
30-40 gr kërpudha të thata
5 lugë vaj ulliri
1 qepë e vogël e grirë
100 ml verë e bardhë
350 gr oriz i imët
1 litër lëng mishi (koncentrat ose i vluar)
1 lugë majdanoz i grirë
kripë

Përgatitja
1. Këpudhat e thata futini në një tas me ujë të vakët për gjysmë ore që të përtërihen, pastaj thajini dhe grijini trashë. Ujin e kërpudhave mbajeni veç.
2. Në një tenxhere me vajin e ullirit, zbusni qepën në flakë të ulët, sa të bëhet transparente. Shtoni kërpudhat dhe lërini të japin shije për 2-3 minuta.
3. Hidhni orizin në tenxhere, përziejini në flakë mesatare për 1 minutë, pastaj lageni me verën e bardhë dhe, kur kjo të jetë thithur, vazhdoni edhe me ujin e kërpudhave, gjithmonë duke përzier.
4. Shtoni pak nga pak lëngun e mishit në tenxhere derisa të ziejë orizi: do të duhen afro 18 minuta. 2-3 minuta para se të fikni zjarrin, shtoni edhe majdanozin dhe provojeni rizoton për kripë, duke shtuar sipas dëshirës. Përzieni gjithçka mirë, lërini edhe minutat e fundit dhe fikni zjarrin.

Shërbejeni rizoton siç është, ose edhe me djathë kaçkavall të grirë sipër.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kasatë me fruta

Nuk më kishte rënë ndërmend të grija dhe ngrija fruta, derisa u ndodha një ...

Jufka me pule ne tenxhere

Kjo eshte nje nga menyrat me the thjeshta per te bere jufka me pule ...

Speciale: Darke per dy ne shtepi per shen valentin

Gezuar diten e Shen Valentinit – e cila sado e mbi-komericializuar prape ngelet nje ...

Vegan Raw Carob bon-bons

This is one of the easiest recipes for bon-bons with carob powder out there! ...

Kungulleshka të mbushura

Perimet e mbushura nuk janë pjatë e panjohur për ne, qofshin këto patëllxhanë, kunguj ...

Bëje vetë: Ragù bolonjeze

Nuk e di cilën markë salcash për pasta preferoni, por unë personalisht zgjedh “Barilla”-n. ...