Kemi dhënë dhjetëra receta pastash, ku vështirësia më e madhe ka qenë përgatitja e salcës që i jep secilës pjatë makarona emrin e saj: vaj & hudhër për Aglio&Olio, salcë marianara dhe pançetë derri për Amatriciana-n, një turli gjërash për Puttanesca-n. Makaronat nga ana tjetër dimë të gjithë t’i ziejmë!

PS: Edhe nëse nuk dini, nuk ju gjykojmë. Mjafton të vendosni një tenxhere me ujë dhe kripë (1 dorë) për të zier, dhe sapo uji të gurgullojë, fusni makaronat dhe ziejini derisa të zbehen dhe zbuten krejt. Makaronat e gjata thyejini në dysh përpara se t’i hidhni në ujë.

Megjithatë, a ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend t’i gatuani pastat me të vërtetë “from scratch” – nga fillimi? Po të keni parë ndonjë episod “MasterChef”, makaronat e paketuara nuk tolerohen aty, dhe në duan konkurentët të gatuajnë një pjatë pasta, bëjnë mirë t’i hyjnë pastave nga fillimi.

Mund të thoni “Po si ka mundësi që u del koha?”, por ja që ndryshe nga ç’mendoni, makaronat s’janë edhe aq të vështira për t’u bërë. Halli qëndron se si do t’ia dilni t’u jepni formë makaronave, nëse s’keni nga ato makineritë që i japin vetë formë brumit për ju.
Bashkë me recetën, më poshtë ju japim 3 forma makaronash, të cilat mund t’i bëni në shtëpi edhe pa makineri.

PS: Kini parasysh që pastat e freskëta zihen shumë më shpejt se ato të gatshmet, midis 90 sekondash dhe maksimalisht 4 minuta. Provojini pastat herë pas here.

 

Përbërësit (për 4 racione të bollshme)
450 gr miell
3 vezë

Përgatitja
1. Vendosni një sasi mielli (400 gr) në formë krateri në një sipërfaqe të sheshtë. Hidhni në mes të kraterit vezët, dhe përziejini me kujdes me pirun për 1-2 minuta. Vazhdoni kështu derisa përzierja të bëhet më e lëngshme.


2. Shtoni miellin e ngelur dhe filloni të punoni e zini brumin me dorë, derisa të bëhet i njëtrajtshëm dhe pak a shumë i fortë, pak i lagësht në sipërfaqe. Provojeni brumin duke e shtypur thellë me gisht – Kur ta hiqni gishtin, nuk duhet të ngelin copa brumi mbi të. Po të jetë shumë i lagësht shtoni më tepër miell, ndërsa po të jetë i thatë, shtoni fare pak qumësht. Formoni me brumin një top.


3. Punoni brumin mbi një sipërfaqe me miell, duke e hapur me dorë para e mbrapa, palosur, kthyer një çerek xhiroje dhe punuar sërish, siç mund të punohet mirë një brum. Punojeni brumin për 10 minuta. Vendoseni pastaj në një pjatë dhe mbulojeni me një tenxhere të kthyer përmbys. Lëreni të pushojë për 15-20 minuta.


4. Hapeni brumin pak me duar, derisa të marrë një formë rrumbullake 1-1.5 cm të trashë, më pas punojeni me petës me delikatesë, derisa të merrni një petë mjaft të hollë, 1 mm trashësi.

Prerja e brumit me dorë

Lazanja
Priteni petën në rripa katrorë 7.5 cm gjerësi dhe 30 cm gjatësi.
Receta për të bërë lazanja ndodhet këtu. Kini parasysh që pastat e freskëta të lazanjas duhen zier përpara se të mbushen dhe piqen. Ziejini vetëm për pak sekonda.

Tagliatelle
Tagliatelle-t janë ndër makaronat më të trasha. Mjafton ta shtroni brumin dhe të prisni rripa 7-8 mm të gjerë.

Ravioli
Ju duhet edhe një mbushje për këtë formë paste, mbase djathë, mish i grirë apo gjizë më spinaq, sipas dëshirës tuaj.
Prisni petën në rripa të gjatë, me gjerësi 10 cm dhe mbi rrip, pak më tutje se në qendër, vendosni nga një lugë me mbushjen e zgjedhur, në largësi të barabartë 5 cm nga njëra-tjetra. Lagni me pak ujë njërën anë të petës, dhe anën tjetër ngrijeni mbi mbushjet dhe puthiteni me anën e lagur. Puthitni mirë anët, dhe mesin midis mbushjeve, për të nxjerrë ajrin dhe për të formuar xhepa të dallueshëm nga njëri –tjetri. Përdorni një rrotë prerëse nëse keni, ose thjesht thikë, për të ndarë mbushjet nga njëra-tjetra dhe për të formuar raviolit. Prisni dhe anët e tjera për t’i dhënë formë katrori.

Teknikë tjetër: Për të formuar raviolit mund të përdorni edhe stampa akulli, por jo fort të mëdha. Kërkoni stampa me forma gjysmë-sferike, të cilat do të shërbejnë për mbushjen e raviolit.
Mbi stampë, shtroni gjysmën e rripit të petës së hollë, dhe puthiteni mirë petën mbas stampës dhe formave bosh. Në format gjysmë-sferike fusni mbushjen, dhe gjysmën tjetër të petës paloseni mbi stampë, duke i mbuluar mbushjet. Puthiteni petën mirë, duke i nxjerrë ajrin, dhe nisni të prisni katrorë ravioli me rrotën prerëse, ose me thikë. Nxirrini raviolit me kujdes nga stampa.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Kek me banane

Keku me banana mund të jetë nga ëmbëlsirat më të shëndetshme. Mund ta shoqëroni ...

Receta klasike: Waffle!

Një ëmbëlsirë e re që ka fituar popullaritet kohët e fundit është padyshim waffle, ...

Kek Energjik me Kumblla dhe Arre Kokosi

Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...