Salca Hollandaise (për vezë Benedict)

Në kulinari, nëse ke thënë “salcë Hollandaise”, ke thënë bashkë me të edhe “vezë Benedict”. Është e pamundur ta imagjinosh njërën pa tjetrën, sepse bashkë janë në harmoni të plotë, edhe pse, po ju paralajmërojmë që tani, bëni mirë ta keni zemrën top përpara se të hani vezë Benedict.

Gjalpi është një përbërës kryesor i kësaj salce, së bashku me të verdha vezësh. Ngjyra e bukur diellore, shtruar mbi vezët e bardha dhe proshutën Parma, gjithçka mbi një simite të thekur… nuk ka nevojë të themi më tepër.

Sot po ju japim recetën e kësaj salce, një nga 5 “salcat mëmë” në kuzhinën franceze (nuk mbahen mend të gjitha, por bechamel është një tjetër prej tyre, receta e së cilës ndodhet këtu). Ndërkaq, nesër e ka radhën receta e vezëve Benedict!

Kini kujdes të ndiqni çdo hap me përpikmëri! Mund të argumentohet se nuk janë vezët elementi kryesor në “Vezë Benedict” (ironike, e dimë), por vetë salca Hollandaise!

Po, ashtu nëse doni të eksploroni më tepër receta salcash të njohura për çdo lloj ushqimi, klikoni këtu.

 

Përbërësit

2 të verdha vezësh
1 lugë lëng limoni/uthull e bardhë
200 gr gjalpë
kripë, piper

 

Përgatitja

1. Vendosni një tenxhere me rreth 2.5 cm ujë që të ziejë.
2. Vendosni të verdhat e vezëve në një tas rezistent ndaj nxehtësisë, dhe vendoseni tasin sipër tenxheres me ujë, PA E PREKUR UJIN. Avulli duhet vetëm të zbusë më tej vezët. Nisni të rrihni të verdhat e vezëve.
3. Shtoni te vezët lëngun e limonit ose uthullën e bardhë, ndërsa vazhdoni t’i rrihni vezët.
4. Në një tjetër tenxhere, shkrini 200 gr gjalpë. Vazhdoni të rrihni vezët energjikisht, që të fryhen.
5. Shtoni ngadalë gjalpin e shkrirë te vezët, nga pak, ndërsa vazhdoni t’i rrihni vezët që të bëhen bashkë me gjalpin. Rrihini derisa salca të trashet.
6. Shtoni pak kripë dhe piper. Rrihni gjithçka mirë. Salca duhet të jetë aq e trashë sa të veshë kurrizin e lugës.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota gazmore me limon

Vazhdoj të këmbëngul për ëmbëlsira sa të ëmbla, aq edhe të kripura, apo të ...

A proper lunch that is ready within one episode of FRIENDS

I would say that the dirty mean reason of this recipe is that noone ...

Special: Dinner for two made at home for Valentines

Happy Valentine’s Day – the yet so commercialized but still one of those days ...

Domate të mbushura greke

Kemi dhënë recetën për kunguj të mbushur, dhe kemi dashur prej kohësh t’ju japim ...

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...