Nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë gatim, derisa e zbulova në botën e Youtube-t. Siç dallohet nga vetë emri, vezët skoceze janë mjaft të famshme në Britaninë e Madhe.

Nëse ne mjaftohemi me një vezë të zier, apo vezë të gatuara në stile të ndryshme; sy, omletë etj., britanikët i rrethojnë vezët e tyre me mish salçiçesh.

Ndërhyrje: Mund t’i zieni vezët tuaja derisa të ngurtësohen krejt, ose mund t’ua lini të verdhën e pazier, duke i zier vetëm 6 minuta (fiks!) në zjarr, që të merrni një prerje të bukur kur ta ndani vezën në gjysmë.

Ky gatim është një ushqim pikniku, apo një pjatë e zakonshme në pub-et angleze, të cilët shërbejnë ushqim të thjeshtë dhe të shpejtë shtëpie. Disa mund ta shoqërojnë vezën skoceze me gravy, që është lëng i trashë mishi në ngjyrë kafe, por më ka hasur syri edhe komente që shprehen kategorikisht kundra këtij kombinimi.

Sidoqoftë, ju konsumojini si të funksionojnë më mirë për ju! Një tjetër recetë salce për këto vezë, është salca e bërë gjysmë me majonezë, dhe gjysmë me mustardë, me pak spec të kuq për shije.

 

Përbërësit (për 2-4 persona)

  • 250 gr mish për salçiçe
  • 1 lugë majdanoz i grirë hollë
  • 1 lugë salcë domatesh
  • kripë e piper i zi
  • 125 gr miell
  • 4 vezë të ziera e të qëruara
  • 1 vezë e vogël, e rrahur
  • 60 gr thërrime buke të thatë
  • vaj për të fërguar

Përgatitja

  1. Vëreni mishin e salçiçeve në një tas së bashku me majdanozin dhe salcën e domateve dhe përziejini mirë. Hidhni kripë e piper sipas dëshirës. Ndajeni përzierjen e mishit në 4 pjesë dhe shtypini që të hapen.
  2. Vendosini vezët në mes të mishit të hapur, duke e mbyllur pastaj me kujdes që të mbulohet e gjithë veza. Modelojeni mishin me kujdes që të jetë uniform.
  3. Kalojini vezët me mish në miell, më pas në vezën e rrahur, më pas në thërrimet e bukës.
  4. Nxehni vajin dhe kalojini vezët në të për t’i skuqur; fërgojini për 6-8 minuta derisa të prarohen. Kullojini në letër thithëse kuzhine dhe shërbejini të nxehta ose të ngrohta sipas dëshirës.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

[Galeri] Veze e Skuqur me kapele

E njohur me shume emra kreative qe nuk kam ndermend ti perkthej si “toad ...

Ëmbëlsirë me mjedër & çokollatë

Nuk mund të thuhet se mjedrat janë gjerësisht të përdorura nga shqiptarët. Edhe unë ...

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...

Krem karamel

E quajmë krem karamel, por emri origjinal i kësaj ëmbëlsire është në fakt “flan”. ...

Drejt e nga Brazili: Brigadeiro!

Historitë e ndryshme në internet tregojnë se këta toptha çokollate që ta bëjnë me ...

Speciale: Darke per dy ne shtepi per shen valentin

Gezuar diten e Shen Valentinit – e cila sado e mbi-komericializuar prape ngelet nje ...