Akullore me çokollatë (3 përbërës!)

Bëmë një sondazh para disa ditësh në Instagramin e Delicious (@deliciousalbania), mbi preferencën e njerëzve kur vjen puna te akullorja, ushqimi më i dashur veror. Akullore me vanilje apo akullore me çokollatë, cila është e preferuara juaj?

Doli që e dyta kishte fituar më tepër zemra, dhe në fakt, as që habitemi. Jo se akullorja me vanilje nuk është e shijshme, përkundrazi, por nuk është një zgjedhje klasike si akullorja me çokollatë, dhe thuajse gjithnjë duhet shoqëruar me një tjetër shije, si frut apo (ironia) çokollatë. Megjithatë, edhe akullorja me vanilje nuk kishte përqindje aq të ulët preference. Ç’të thuash, vanilja është shije e thjeshtë, por padyshim që nuk mund të anashkalohet.

Megjithatë, në nder të akullores me çokollatë, the one and only, sot po ju japim një recetë jashtëmase të thjeshtë për përgatitjen e saj, me vetëm TRE përbërës.

A ka pak si tepër kalori? Dakord, e pranojmë, por kur ka qenë akullorja ushqim diete? Thjesht shërbejeni në porcione të vogla dhe hiqni vapën me këtë akullore të mrekullueshme.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)

280 gr çokollatë në copa, që tretet, lloji bittersweet (pra jo e ëmbël)

1 kanaçe qumësht i kondensuar

470 ml ajkë e rrahur

 

 

Përgatitja

  1. Vendosni në një tas copat e çokollatës dhe shtoni edhe qumështin e kondensuar. Futini në mikrovalë për 30 sekonda, përziejini me pirun, më pas futeni tasin sërish edhe për 30 sekonda të tjera dhe përziejini, derisa çokollata të jetë tretur plotësisht.
  2. Rrihni fort ajkën derisa të bëhet e fryrë, dhe shtojeni pak nga pak në tasin me çokollatë, duke përzier me spatul gome, derisa të jenë përzier mirë.
  3. Futeni akulloren në një enë të përshtatshme dhe ngrijeni për 2-3 orë përpara se ta shërbeni.

Kaq ishte! Ju bëftë mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me cokollate per 2 minuta

Embelsirat jane pak te veshtira ne mendjen time keshtu qe embelsirat e vetme qe ...

Caj me Turmerik dhe mjalte me veti anti-inflamantore

Post fluturimeve dhe 2 javeve intensive, trupi duket sikur eshte rrahur. Nje zgjidhje eshte ...

Receta klasike: Cinnamon Roll

I mbani mend pikat “Cinnabon” që u hapën nëpër Tiranë? As nuk i frekuentoja ...

6 gabimet qe mund te shmangim gjate gatimit te salmonit

Sot per dreke hengra nje super fileto salmoni dhe mu kujtuan keto detaje mbi ...

Troftë me bajame

Kjo është një recetë që e kam marrë nga një libër kuzhine franceze, dhuratë ...

Sanduic me bejkon.

Receta e rradhes super e thjeshte eshte ne nje nivele komplet tjeter me gjithe ...