Ëmbëlsirë me mjedër & çokollatë

Nuk mund të thuhet se mjedrat janë gjerësisht të përdorura nga shqiptarët. Edhe unë personalisht mund të kem ngrënë më tepër mjedra në version “Haribo” (i keni parasysh, ato manaferrat e kuqe dhe të zeza), se sa vetë frutin.

Megjithatë, mjedrat janë fort të shijshme dhe të freskëta, ndaj nuk duhen anashkaluar këtë periudhë. Kombinuar edhe me pak çokollatë (e çfarë tjetër), mund të përgatisni një ëmbëlsirë të shijshme me to, për t’i përdorur më së miri në të gjithë shijen e tyre.

Ëmbëlsira e sotme mund t’ju ngjasojë me tiramisunë, sepse përfshin biskota Savoiardi të ngjyera në kafe, por shtresat e tjera janë mjedra dhe krem çokollate. Britanikët mund ta quajnë “trifle”, dhe mendoj se emri i dytë i përshtatet më shumë, duke qenë se trifle anglez ndërtohet edhe me fruta.

Zakonisht ëmbëlsira shërbehet në një tas të madh, por mund ta shërbeni edhe në gota personale, si dhe të përdorni amareta në vend të biskotave.

Krahas këtyre, nuk ka më gjë tjetër për të shtuar, sepse ëmbëlsira është tejet e thjeshtë. I hyjmë gatimit!

 

Përbërësit (për 6-8 persona)

2 tasa me mjedër

60 gr sheqer kokërr

300 gr çokollatë që tretet

125 gr gjalpë

2 të verdha vezësh

250 ml ajkë e rrahur

200 gr biskota Savoiardi

1 filxhan kafe e ftohtë

ajkë e rrahur, e freskët për zbukurim

disa kokrra mjedër, për zbukurim

 

 

Përgatitja

  1. Sheqerosni mjedrat, përziejini mirë dhe lërini mënjanë. Do të krijohet kështu një tip shurupi natyral me lëngun e mjedrave dhe sheqerin.
  2. Shkrini çokollatën në banjomari, duke mbajtur tenxheren me çokollatë sipër një tjetër tenxhereje me ujë që vlon, pa e prekur ujin. Shtojini çokollatës gjalpin pak e nga pak, duke trazuar. Hiqeni nga nxehtësia çokollatën, shtoni vezët, trazojini dhe lëreni të ftohet. Hidhni dhe ajkën, duke e përzier që të ngjizet, të bëhem krem çokollate.
  3. Zhytni biskotat Savoiardi një e nga një në kafe, dhe gjysmën e tyre vendoseni në një tavë të vogël katrore. Biskotat mbulojini me gjysmën e mjedrave të sheqerosura. Me një lugë, merrni edhe nga kremi i çokollatës dhe shtroni gjysmën e tij mbi mjedra. Përsëritni këtë renditje, duke e mbyllur me çokollatën. Sipër çokollatës shtoni disa kokrra mjedër për zburim.
  4. Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për 4 orë. Kur ta shërbeni, mund të shtoni edhe ajkë të rrahur, të freskët.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Te gatuash per veten: Seria 3 – Receta ne nje tigan

Nje nder gjerat me te tmerrshme qe ekzistojne sot ne mendimin tim jane larja ...

Biskota gazmore me limon

Vazhdoj të këmbëngul për ëmbëlsira sa të ëmbla, aq edhe të kripura, apo të ...

Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani ...

Receta bazike: Pulë e skuqur

E hasa këtë recetë me emrin Pula “Maryland”, dhe  ekziston vërtet një gatim i ...

Linguine qe kafshojne me ullinj, kaperi dhe achuge

Zakonisht makaronat ne kemi nje “strukture” qe perdorim – makarona, salce domatesh dhe gjera ...

Granita me caj te ftohte

Per te gjithe ne qe pushimet e ketyre viteve te fundit i kemi kaluar ne ...