Bëje vetë: Ragù bolonjeze

Nuk e di cilën markë salcash për pasta preferoni, por unë personalisht zgjedh “Barilla”-n. E keni provuar salcën pesto të saj? Ç’të hash!

Megjithatë, sado të mirë të jenë kavanozët me salcë makaronash, të mos harrojmë që në fund të fundit janë salcë në kavanoz; kushedi sa kohë kanë aty, dhe çfarë ka aty brenda, cilado markë qoftë.

Ku ta gjejmë t’i bëjmë gjërat siç na i do zemra, dhe të jemi të sigurt për çfarë fusim në trupin tonë. Gjërat që dëgjojmë këto kohë për ushqimet na e vështirësojnë shumë punën.

Për më tepër, a duhet të theksoj se shija e ushqimit të përgatitur në shtëpi është vite dritë larg ushqimit të gatshëm? Mund ta keni provuar kur ishit më të vegjël; ushqimin e mamit nuk e kalonte gjë.

Salca ragù që do të ndajmë sot me ju shkon për mrekulli me tagliatelle, apo edhe tubat rigatoni, për të mbledhur brenda tyre salcën e pasur.

Nëse doni të eksploroni më tepër receta salcash të njohura për çdo lloj ushqimi, klikoni këtu.

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

zarzavate: 1 qepë e madhe, 1 karotë e madhe, 1 kërcell selino, 1 lugë majdanoz, të gjitha të grira hollë

disa lugë vaj ulliri

200 gr mish viçi i grirë

200 gr mish derri i grirë

1 gotë verë e kuqe

1 tas lëng mishi përftuar nga koncentrat dhe ujë të vluar

450 gr domate të freskëta, të qëruara dhe të prera në copa

kripë e piper i zi i bluar

 

 

Përgatitja

  1. Skuqni zarzavatet në një tenxhere me vaj ulliri për 5 minuta. Shtojini mishin e viçit dhe derrit dhe bëni kujdes ta përzieni mirë me lugë druri, pa formuar kokla. Lërini të ziejnë në zjarr mesatar për 5-7 minuta.
  2. Shtoni verën dhe kur kjo të avullojë, hidhni domatet e prera. Lërini të ziejnë për 10 minuta, pastaj shtoni lëngun e mishit të ngrohtë.
  3. Hidhni kripë e piper, ulni flakën dhe ziejeni në zjarr të lehtë për 1 orë – 1 orë e gjysmë, duke e përzier herë pas here. Sa më shumë të ziejë salca, aq më tepër shije do të ketë.

Mos harroni, zgjidhni pasta të trasha për salca të bollshme, po ashtu e kundërta për salcat e lëngshme. Pastat dhe salcat janë në përpjesëtim të drejtë me njëra-tjetrën!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani ...

Pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël

Njerëzit duket se ndahen përgjysmë kur vjen puna te kuzhina aziatike, por gjithashtu, ata ...

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

Gatuaj pa Receta – Seria 3: Sallate me Veze – Mengjesi perfekt

Po mendoja te beja dicka pak me te thjeshte, dhe me e llogjikshme kur ...

Kek me banane

Keku me banana mund të jetë nga ëmbëlsirat më të shëndetshme. Mund ta shoqëroni ...