Vite më parë, për njëfarë kohe, mamaja e kishte zakon të na blinte çyrek (tsoureki) çdo fundjavë, buka e ëmbël dhe e pambuktë greke. Për pasojë, unë, duke mos qenë as ortodokse e lidhja çyrekun vetëm me mëngjeset e të shtunave dhe të dielave, dhe madje mezi i prisja ato mëngjese.

Pa kaluar shumë kohë, mora vesh që çyreku është një gatim tradicional i përgatitur për Pashkët Ortodokse, dhe krahas zbukurimeve të përhershme me bajame të grira, bukës i shtohej edhe një vezë e kuqe, simbol i Pashkëve dhe Ringjalljes së Krishtit.

Kuriozitet: Vezët e Pashkëve lyhen në ngjyrë të kuqe për të simbolizuar gjakun e Krishtit. Thuhet se guaska e fortë e vezës simbolizon varrin e vulosur të Krishtit; thyerja e saj simbolizon ringjalljen dhe kthimin nga të vdekurit. Për Pashkë, grekët përshëndeten duke thënë “Christos Anesti!” (“Krishti u ringjall!“), dhe përgjigjja është “Alithos Anesti!” (“U ringjall vërtet!“). Jo-ortodoksët mund ta dinë këtë nëse kanë parë filmin “Dasma ime e madhe greke”.

Por nejse, kthehemi te çyreku. Aq e mirë sa është kjo bukë e ëmbël, nuk është nevoja të presësh Pashkët për ta provuar, por veçantia i shtohet akoma më shumë kur gatuhet për raste festive. Me këtë rast, u urojmë edhe besimtarëve ortodoksë Pashkë të gëzuara!

 

Përbërësit

1 ½ kg miell

400 gr sheqer

320 gr gjalpë

100 gr maja birre

230 ml qumësht

8 vezë

1 lugë recinë

½ lugë çaji aklep (erëz)

bajame të pjekura, të qëruara dhe të grira (ose edhe fara susami)

 

 

Përgatitja

  1. Treteni majanë në pak qumësht të vakët në një tas dhe shtoni 3-4 lugë miell. Lëreni të gjithën në një vend të ngrohtë që të vijë. Kur të jetë gati, miellin e ngelur hidheni në një tas tjetër, bëjini një gropë në mes dhe hidhni aty brumin me maja.
  2. Në një tenxhere hidhni qumështin që ka ngelur, sheqerin, vezët, aklepin, gjysmën e recinës dhe 250 gr gjalpë. Nxehini përbërësit, përziejini mirë dhe hidheni gjysmën e tyre në tasin me miell. Zëreni brumin mirë.
  3. Pasi ta keni zënë brumin, shtoni edhe gjysmën tjetër të përbërësve dhe përziejini. Brumi nuk duhet të jetë as shumë i fortë, as shumë i butë. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak miell.
  4. Mbulojeni tasin e brumit dhe vëreni në një vend të ngrohtë që të vijë. Brumi duhet të fryhet deri në dyfishim të përmasave. Kur të jetë fryrë, punojeni dhe formoni çyrekët si gërshet me brum. Gërshetët lyejini me vezë të rrahur dhe spërkatini me bajamet e grira dhe recinën e mbetur. Zbukurojini çyrekët me një vezë të kuqe në fillim të gërshetit. Mund edhe ta bëni gërshetin rreth dhe ta vendosni vezën në qendër të çyrekut.
  5. Piqini në furrë çyrekët në temperaturë 190 gradë për rreth 45 minuta.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Amaretat, biskotat “cute”

Për çaj, për kafe, apo thjesht për të thyer atë urinë e mesnatës, që ...

Kallamarë të mbushur

Këtë recetë e kam hasur në një libër me receta greke, sepse afërmendsh, nuk ...

Receta nga Izraeli: Shakshuka – Vezet si nga Tel Aviv

Shakshuka eshte nje gatim nga tunizia por qe eshte ekxtremalisht e perhapur ne Egjipt, ...

Penne Alla Amatriciana

Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. ...