Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga shqiptarët, përkundrazi!

Për sot e nisim me të famshmin kukurec. Sado mund të revoltohen njerëzit ndaj idesë së ngrënies të zorrëve të qengjit, jam e para që ju them se jam një nazelie e madhe kur vjen puna te ushqimi, e megjithatë, kukurecin e ha megjithë qejf, pavarësisht se zorrët janë një pjesë e konsiderueshme e tij.

Për më tepër, jam e sigurt se ky ushqim ka lindur për të mos çuar dëm asnjë pjesë nga kafsha e sakrifikuar për të mbushur stomakun tonë, ndaj le ta nderojmë siç duhet këtë traditë.

Mund të shkonte edhe më keq! E dinit që në vendet aziatike, për të njëjtën arsye, konsumohen edhe këmbët e pulës?

 

Përbërësit

1 kg mëlçi

1 kg mushkëri

2 kg zorrë qengji

lëngu i 2 limonëve

kripë, piper, rigon, rozmarinë

 

Përgatitja

  1. Lajini mirë zorrët e qengjit dhe kthejini mbrapsht. Nëse nuk jeni të sigurt në mund ta bëni këtë proces, lërjani kasapit tuaj në dorë. Mbajini zorrët në frigorifer për 1-2 orë.
  2. Ndërkohë, lajini të brendshmet dhe pritini në copa. Zhytini në lëng limoni dhe hidhuni mirë piper, rozmarinë dhe rigon. Kripën do t’ua hedhim më vonë për të mos e bërë mishin të fortë. Lërini të marinohen për 1 orë.
  3. Në disa shkopinj helli (versione të vogla 30 cm) ose shkopinj për shishqebap, kaloni nëpër to të brendshmet, duke futur herë pas here midis tyre edhe nga një copë dhjamë.
  4. Mbështillini mirë të brendshmet me zorrët, në mënyrë që të rrinë shtrënguar. Kriposni dhe hidhni piper sipër.
  5. Ndizni furrën në 200 gradë. Mbështillni kukurecin me letër alumini dhe vendosini në një tavë të thellë me letër furre poshtë. Piqini për 40 minuta. Më pas, hiqni letrën e aluminit dhe piqini edhe për 15-20 minuta minuta derisa kukureci të marrë ngjyrë të kafenjtë të artë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Smoothie me banane, ekspres dhe cashews

Kjo super smoothie me mbi 500 kalori ndihmon ta kaloni mengjesin si njerez me ...

Biskota të shkrifëta me gjalpë

Thonë që gjalpi është sekreti i jetës. Të paktën, kështu kam dëgjuar në filmin ...

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...

The lazy breakfast solution

This is even before coffee so readers beware. I am the type of person ...

Brinjë derri me mjaltë & erëza

Mjalti dhe ketchup-i mund të duken një kombinim i çuditshëm, por mos u tutni ...