Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam një prezantim fjalë për fjalë. Isha fare e vogël, 7 apo 8 vjeç, dhe po shihja filmin “Kurrizoja i Notre Dame-t 2”, ku Quasimodo takon atë vajzën e lezetshme bjonde, Madellaine, që në fakt po përpiqet ta mashtrojë, por janë gjëra të parëndësishme këto.

Në një skenë, dy zogjtë e dashuruar vizitojnë një shef tipik francez, me theks, kapele dhe mustaqe alla pariziene, dhe sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, shefi po mbante në dorë një tas me një ushqim të përsosur rrumbullak, që për një fëmijë si unë dukej si ushqimi më i shijshëm në botë, edhe pse ishte thjesht i animuar. Siç e prezantoi shefi, doli që ky ushqim perfekt rrumbullak ishte një souffle, që mund edhe të shfryhej, por mbetej sërish e shijshme.

Vite më vonë, zbulova që souffle-ja është vërtet një ushqim gati-gati si re, e lehtë si ajri, dhe PO, souffle-ja mund të bjerë vërtet në volum, nëse nuk konsumohet menjëherë.

Kohët e fundit, Instagrami është përmbytur nga fotot dhe videot e souffle-së ëmbëlsirë, me çokollatë si suprizë brenda saj, por hidhemi tek versionet e kripura e këtij ushqimi tipik francez: tek souffle-ja me djathë, apo souffle au fromage!

 

Përbërësit (për 4 persona)

3 lugë gjalpë

4 lugë miell

250 ml qumësht

gjysmë luge kripë

pak piper i zi, i bluar, i freskët

pak piper Cayenne

pak arrëmyshk i grirë

4 të verdha vezësh

5 të bardha vezësh

125 gr djathë Emmental i grirë

 

 

Përgatitja

  1. Ndizni furrën me 200 gradë për ta ngrohur paraprakisht. Shkrini gjalpin në një tenxhere të vogël në zjarr të pakët. Hidhni miellin, përziejeni me lugë druri dhe lëreni në zjarr për 2 minuta. Mos e lini përzierjen të erret.
  2. Kur përzierja të jetë vluar paksa, hiqeni nga zjarri, shtoni qumështin dhe përziejeni me tel vezësh. Shtoni kripën, piperin, arrëmyshkun dhe vazhdoni të trazoni me telin e vezëve. Vendoseni sërish në zjarr të mesëm dhe vlojeni për 1 minutë duke vazhduar përzierjen. Salca duhet të mpikset dhe të rezultojë e plotë. Hiqeni nga zjarri.
  3. Shtoni të verdhat e vezëve në salcë, përziejini me tel. Të bardhat e vezëve rrihini në trajtë bore dhe hidhuni pak kripë. Hidhni të bardhat e vezëve në salcë dhe djathin Emmental, POR duke mbajtur mënjanë 2 lugë djathë.
  4. Lyeni tavën për souffle me gjalpë (ose 4 tava të vogla), dhe me njërën lugë djathë spërkatni fundin/fundet e tavës/ave. Hidhni përzierjen në tavë. Lugën tjetër me djathë shtojeni sipër përzierjes.
  5. Vendosni tavën/avat në furrë në gjysmëlartësi, duke ulur temperaturën në 190 gradë. Piqeni souffle-në për 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Shërbejeni souffle-në të nxehtë, direkt nga furra, nëse nuk doni që ta humbë atë formën e saj të bukur!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine Aglio Olio (vaj dhe hudhra)

Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane ...

Pule e Skuqur ne furre

I keni parasysh ato pulat e skuqura qe dalin neper filma – koncepti i ...

Jambalaya, nga New Orleans

Nga kuzhinat më të spikatura në SH.B.A. është ajo e shtetit të Luizianës, specifikisht ...

U perpoqa te haja shendetshem ne restorantet e Tiranes.

Tirane moj tirane…nje pjate e servirur e nxehte dhe pa perime, e marinuar me ...

7 Rregulla per nje cheesecake persembari

Cheesecake ne mendimin tone jo-profesional jane dhurata e natyres duke kombinuar djath dhe torte ...