Krem bavarez me luleshtrydhe

Kjo periudhë është piku për luleshtrydhe dhe sigurisht, luleshtrydhet janë nga frutat më të dashura në botë, që mezi priten çdo pranverë. Mund të preferoni t’i konsumoni siç janë, sepse janë perfekte, në fund të fundit, por ne duam t’ju sjellim edhe recetën e një ëmbëlsirë fantastike, të cilën mund ta keni dëgjuar më parë, nëse keni parë filmin “Julie & Julia”. Amy Adams, d.m.th., personazhi i saj, vendosi të gatuante krem bavarez me luleshtrydhe, për të shoqëruar të famshmen Boeuf Bourguignon (do t’jua sjellim dhe recetën e kësaj pjate).

Kremi bavarez me luleshtrydhe është i shijshëm, i freskët dhe një pranverë e vërtetë për qiellzën tuaj. Përfshin xhelatinë, për t’i dhënë ëmbëlsirës një formë të qëndrueshme dhe të bukur. Madje, të kujton pak ato ëmbëlsirat që sheh në filmat e animuar japonezë, sepse është gazmore në ngjyrë dhe në formë, të cilën mund t’ia zgjidhni sipas dëshirës tuaj.

 

Përbërësit (për 8 persona)

1 kg luleshtrydhe

150 gr sheqer

30 gr gjalpë

4 fletë xhelatinë (tutkall peshku)

4 të verdha vezësh

250 ml qumësht i nxehtë

250 ml ajkë

 

Përgatitja

  1. Pastroni luleshtrydhet, pastaj vërini të ziejnë në një tigan në flakë të ulët me gjysmën e sasisë së sheqerit (75 gr), për 30-40 minuta. Më pas, kalojeni të gjithë masën në kullesë.
  2. Vendosni ndërkaq në ujë të ftohtë xhelatinën që të zbutet.
  3. Rrihni bashkë të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur dhe shtojini pak nga pak qumështin e nxehtë. Duke vazhduar përzierjen, vendoseni në zjarr shumë të ulët që të trashet, por pa arritur vlimin.
  4. Shtoni te vezët dhe qumështi xhelatinën e zbutur dhe të shtrydhur, dhe përziejini mirë që të tretet.
  5. Lëreni përzierjen të ftohet, pastaj shtoni të gjithë kremin e luleshtrydheve.
  6. Rriheni ajkën dhe shtojani përzierjes, përziejeni sërish.
  7. Në një stampë të lagur, ose në kupa të vogla, hidhni të gjithë masën e përgatitur dhe vëreni në frigorifer për 4 orë që të ngrijë.

Ëmbëlsirën shërbejeni me formën e tasit ku e hodhët dhe me copa luleshtrydhesh për garniturë.

 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Special: Dinner for two made at home for Valentines

Happy Valentine’s Day – the yet so commercialized but still one of those days ...

Extremely Addictive Peanut Butter and Jelly French Toast

Peanut butter and jelly is a matter of life and death foodgazm – you ...

Si të përgatisim reçel qershie

Nga të gjithë reçelnat që përgatit ime më, dhe ajo bën vërtet shumë, sepse ...

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...

Sanduicet SMORES me banane

Kush nuk I ka qejf sanduicet? Po tostet? Po SMORE-et? Nese nuk I ke, ...