Qofte të mbushura turke

Dikur, ne nje nga pushimet e mia verore ne Turqi, mes vargut te gjate te tavolinave te banketit e bollekut turk (arsyeja pse shkojme ne Turqi), me hasi syri disa qofte ne forme te cuditshme majuce, por shume premtuese nga pamja. Mora disa ne pjaten time, u ula ne tavoline t’i provoja, dhe me duhet te them, nuk kisha ngrene ndonjehere si keto qofte.

Nuk ishin thjesht mish; sec u ndihej nje arome dhe shije e paidentifikueshme, ereza dhe perberes sekrete turk. Madje, edhe pjesa e jashtme e ketyre qofteve s’ndihej si mish, dhe ishte e ndare nga pjesa e brendshme. Kjo qofte e mbushur turke, qe quhet Icli Kofte (me falni per mungesen e alfabetit turk), ishte si nje kutize e vogel surprize, fort e kendshme dhe e shijshme.

M’u desh mjaft kohe t’i bija ne ere ketij gatimi, krahas nje sallate te ftohte verore qe ma do mendja se behej me bollgur te kuq, te cilen nuk e gjeta dot kurre.

 

Receten e ketyre qofteve te mbushura turke duhet ta ndaj ama. Gjynah ta mbash per vete dicka kaq te shijshme!

 

Përbërësit

1 kg mish viçi i grirë

1 lugë çaji kripë

75 ml vaj perimesh

1 qepë e madhe

½ lugë çaji piper i zi

1 lugë çaji pluhur spec i kuq

1 lugë çaji pastë speci të kuq

100 gr arra

 

Për guaskën

1 kg bollgur i imët

1 lugë kripë

1 e ½ lugë çaji piper i zi

1 lugë çaji pluhur spec i kuq

400 gr mish i grirë imët (megjithatë, disa versione zgjedhin ta heqin mishin në pjesën e jashtme, duke e ndërtuar guaskën vetëm me bollgur, për të mos e rënduar)

1 qepë mesatare

3 fetë bukë

ujë

5 lugë miell

1 vezë

vaj

 

Përgatitja

  1. Në një tigan të madh hidhni mishin e grirë (1 kg) dhe kripën dhe skuqini për rreth 10 minuta. Shtojini 75 ml vaj, dhe qepën e madhe të cilën e keni prerë imët. Gatuajini edhe për 5 minuta.
  2. Shtojuni piperin, pluhurin djegës dhe pastën e specit të kuq, përziejini dhe fikni furrën, duke e lënë tiganin mbi të.
  3. Grijini arrat imët në makinë grirëse dhe shtojani mishit të gatuar duke i përzier njëtrajtësisht.
  4. Në një tas të thellë, hidhni bollgurin e imët, mishin e grirë (400 gr), qepën mesatare të grirë hollë dhe nisni t’i përzieni të gjitha bashkë, që të bëhet masë e njëtrajtshme. Shtoni 3 fetat e bukës të lagura me ujë dhe të copëtuara dhe vazhdoni t’i përzieni.
  5. Kur ndjeni që brumi po thahet, shtojini ujë për ta mbajtur lehtësisht të punueshëm, por jo tepër.
  6. Pasi të jetë bërë një brum i njëtrajtshëm dhe i qëndrueshëm, shtojini miellin dhe vezën, dhe përziejeni sërish. Brumi duhet të punohet derisa të ngjajë si plastelinë.
  7. Shkëpusni një top të madh nga brumi dhe përdorni gishtin e madh të dorës për të hapur një vrimë në mes të tij, duke e rrotulluar për ta bërë brumin si një tas të vogël, ku do të fusni mishin e gatuar. Mbushni boshllëkun dhe mbylleni brumin, duke i dhënë formë rrethore ose nëse doni të ndiqni traditën, bëjeni majuc nga të dyja anët, duke u kujdesur të mos e çani qoften.
  8. Përsërisni hapin e mësipërm për të gjithë sasinë e brumit dhe të mishit të gatuar.
  9. Në një tigan të thellë hidhni vaj sa të mbulohen qoftet dhe skuqini ato derisa të marrin një ngjyrë të artë të errët në kafe.Thajini qoftet nga vaji në letër kuzhine dhe shërbejini të ngrohta.

Ju bëfshin mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule Piccata me limon dhe caperi

Koncepti I pules piccata eshte po aq Italian dhe sa amerikan ne teresi. Po ...

Super smoothie me avocado, kale, ananas dhe arre kokosi

  Gjysem avocado, kale te prere ne copa, disa copa ananasi (une I preferoj ...

Si te gatuajme Rizoton perfekte.

Rizotoja eshte nje nga ato gatimet qe nqs behet ne menyren e duhur eshte ...

Si të përgatisim reçel qershie

Nga të gjithë reçelnat që përgatit ime më, dhe ajo bën vërtet shumë, sepse ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...