Kemi mbuluar plot ëmbëlsira nga shtete rreth e rrotull botës, afër apo larg, por përpara se të nisemi përtej brigjeve, mirë është të mbulojmë ëmbëlsirat tona (e patë recetën e ballakumeve që postuam për Ditë Vere?), dhe të shteteve që na rrethojnë. Sot kemi zgjedhur të trajtojmë këto të fundit.

Lukumadhet greke janë një nga ëmbëlsirat që s’duhen anashkaluar. Në thelb, janë petulla, të spërkatura me mjaltë ose shërbet dhe kanellë, apo siç i preferojnë kohët e sotme, mbuluar në çokollatë të shkrirë. Në fakt, s’ka kombinim më të mirë; po ha që po ha petulla kalorike, haji tamam, deri në atë pikë sa të velitesh tërësisht!

Por ne po ju japim recetën për lukumadhet klasike, sepse tradita duhet respektuar gjithnjë e para.

 

Përbërësit (për 8-10 racione)

650 gr miell

1 lugë plot me maja birre

1 filxhan ujë i vakët

1 lugëz kripë

vaj për të fërguar

 

për sherbetin

2 filxhanë sheqer

1 filxhan ujë

kanellë

 

Përgatitja

  1. Vëreni miellin në një enë dhe përziejeni me kripë. Bëni një gropëz në mes dhe i hidhni majanë e tretur në ujë të vakët. Trazojeni këtë masë dhe i shtoni sërish ujë të vakët, duke formuar një brumë jo shumë të lëngët, as edhe të trashë.
  2. Rriheni pak dhe mbulojeni pastaj me një beze në një vend të ngrohtë që të vijë. Do të jetë gati kur të fryhet dhe në sipërfaqe të shfaqen flluska.
  3. Në një tenxhere të thellë hidhni vaj me bollëk dhe nxeheni. Lagini duart dhe merrni brumin nga ena, formoni toptha dhe me ndihmën e një luge të lagur në ujë hidhni topthat në vajin e nxehtë.
  4. Sapo lukumadhet të jenë skuqur, hiqini nga zjarri dhe kullojini në letër thithëse.
  5. Përgatitni shërbetin duke zier sheqerin në ujë me mjaltë për 3-4 minuta.
  6. Shërbejini lukumadhet në një pjatë, dhe hidhuni sipër shërbetin dhe kanellën.

Normalisht, gjithmonë mund ta zëvendësoni shërbetin me çokollatë të shkrirë dhe të tjera toppings, sipas shijes tuaj.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

The childish reincarnation of a fully grown adult “SMORES Sandwiches”

Who doesn’t like SMORES? Who doesn’t like sandwiches? Who doesn’t like toast? FYI – ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...