Receta bazike: Pulë e pjekur sexy

Si e premte që është, duhet një recetë fantastike për të festuar mbylljen e një jave disi të gjatë pune, të paktën kështu e ndjeva unë personalisht.

Hidhemi sërish te recetat bazike, por receta e sotme e pulës së pjekur vetëm bazike s’është nga shija. Pale pamja e saj… mund të përdoret epiteti “sexy” për një ushqim? Sepse pula e sotme e tillë është!

 

Përbërësit

1 lugë plot me sherbelë të grirë

1 lugë plot me rozmarinë të grirë

2 thelpinj hudhër të grirë

Kripë, piper

1 pulë 1.2 kg

1 kokërr limon

5 lugë vaj ulliri

 

Përgatitja

  1. Përzieni bashkë sherbelën, rozmarinën, hudhrën, kripën dhe piperin dhe përdoreni këtë për t’i dhënë shije pulës nga brenda dhe jashtë.
  2. Futni një kokërr limoni të larë mirë në zgavrën e pulës: i jep shije të këndshme dhe eliminon yndyrnat.
  3. Vendoseni pulën në tavën e lyer me vaj ulliri, duke e lyer pak në sipërfaqe edhe të, dhe piqeni në furrë me 200 gradë, për rreth 1 orë.
  4. Përpara se ta hiqni nga pula, sigurohuni që pula të ketë marrë ngjyrën e duhur: e artë dhe kërce nga jashtë, e butë nga brenda. Shërbejeni menjëherë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

“Pica” të vogla me çokollatë

Pas suflesë me limon, tortës me fruta pylli, pufkave “Margarita” me tekila e të ...

Troftë me bajame

Kjo është një recetë që e kam marrë nga një libër kuzhine franceze, dhuratë ...

Puding me oriz

Duke vazhduar me receta pudingu, sot kemi për ju puding orizi. Rrushi i thatë ...