Spaghetti “Puttanesca” (paturpësisht të shijshme)

Nuk dihet origjina e emrit të kësaj paste popullore italiane, por mbase ka të bëjë me faktin që është një pjatë “djegëse”, që domosdoshmërisht të bën t’i lëshosh nja dy sharje nën zë.

Një tjetër histori e lidh këtë salcë me prostitutat e rrugës në Mesjetë, të cilat kërkonin makarona me salcë të bollshme, kalorike, pasi u duhej të bënin “xhiron” rrotull qytetit, në kërkim të klientëve. Në fakt, ka disa histori të kësaj pjate në lidhje me prostitucionin.

Ajo çfarë dihet me siguri ama, është që kemi të bëjmë me një pjatë paturpësisht të shijshme.

 

Përbërësit

500 gr domate të pjekura

250 gr ullinj të zinj

2 lugë vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

Gjysmë luge spec djegës i bluar

4 fileto peshku açuge (opsionale)

Kripë, piper

400 gr makarona spageti

 

Përgatitja

  1. Qëroni domatet dhe pritini në copa. Ullinjve hiquni bërthamat dhe copëtoni ¾ e sasisë së tyre.
  2. Në një tigan, nxehni vajin dhe skuqni hudhrën, specin djegës. Hudhrën hiqeni nga tigani kur të zverdhet.
  3. Shtoni peshkun açuge nëse doni dhe rrotullojini në vaj derisa të treten fare. Shtoni ullinjtë dhe domatet. Hidhni kripë e piper sipas shijes. Përzieni gjithçka derisa të bëhet salcë.
  4. Zieni makaronat, hidhini në një pjatancë të madhe dhe shtojuni sipër salcën.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Cocktail veror me gin dhe manaferra te fresketa

E keni parasysh ate pjesen gjate gatimit qe do te engledisesh me dicka. Per ...

Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa ...

Salca tartar për fruta deti

Ndonëse mund të kemi dëgjuar për salcën tartar, nuk mund të themi që është ...

Linguine Aglio Olio (vaj dhe hudhra)

Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane ...

Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani ...

Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet ...