Nje Tost fantastik me veze, bacon, chedar dhe avocado

Recetat me te mira perhere perfshijne buke te thekur. Si te tilla, duhen eksploruar ne maksimum.

Sot dua te ndaj konceptin tim per mengjesin, e lidhur ngushte me mungesen time te deshires per te tu quajtur “i rritur”. Sado qe predikoj me te madhe nevojen e mengjesin, ne shumicen e rasteve, mengjesi im konsiston ne nje veze te zjerre dhe nje filxhan te madh kafeje. Eshte e rendesishme te kemi nje strukturim te shendetshem te mengjeseve, por e verteta eshte qe snuk.

Kur arrin ora 11, e shoh veten qe nuk shikoj me nga syte, bota eshte kthyer ne bardh e zi dhe niveli i sheqerit ne gjak karakterizohet nga instikte “mos me fol”. Ne kete pike, ne pikpamjen time, eshte koha per nje mengjes tamam si neper filma.

Receta eshte teper e thjeshte, dhe nuk ka asnje veshtiresi. E para e punes ju duhet nje buke e mire, e sapo bere, ose briosh. Zgjedhja ime eshte perhere kjo e fundit pasi, mjafton ta prisni ne mes, dhe ta tostoni ne nje tigan te nxehte, pa vaj pa gje. Merr nje ngjyre fantastike qe te merr ne qafe – kjo prej sasive te paimagjinueshme te gjalpit qe ka…

E dyta duhet skuqur veza. Ne kete pike keni nevoje per nje veze te rrahur, pak gjalp ne tigan dhe nje fete djath chedar qe e gjeni neper supermarkete.

Djathi chedar eshte me nje shije teper te forte, por perhere ka nevoje per pak kripe qe te aktivizohet sic duhet. Per nje veze, mjafton nje fete.

Pasi te jete bere veza gati, hiqeni nga tigani, dhe shtoni fetat e bacon-it. Shume rekomandojne te kunderten, beni bacon dhe pastaj vezen – por ne botkuptimin tim, veza ka nevoje per ate tiganin e paster per te mbajtur shijen e vete karakteristike.

E kunderta do na sillte nje veze te mbuluar me shije te bacon + bacon. Nje kombinim shijesh te njejta qe dalin super te fuqishme dhe nuk ndjen gje tjeter.

Ne kete pike i kemi te gjitha gati dhe nuk na duhet gje tjeter. Kemi:

  1. Brioshin e thekur
  2. Vezen e skuqur me djath chedar
  3. Baconin e skuqur teresisht krokant

Ngelet avocado. Avokadon, perhere lereni te fundit. Per kete lloj tosti, avokado duhet te jete i pjekur mire. Mos harroni ta zgjidhni avokadon sic duhet. Priteni ne feta jo shume te holla dhe vendosini ne kete radhe: Veze, Bacon, Avocado. Shtoni pak kripe dhe piper siper avokados, mbylleni tostin dhe gati.

Mengjesi, ose me sakte ushqimi qe mund te hahet ne mengjes dhe hahet kur te te doje xhani, eshte nje nder gjerat me te shijshme dhe konforte qe ekzistojne. Ne parim, nese e hani paradite, mund ta quani mengjes. Gjithashtu. ne kete pike, nese nuk po ju leshon goja leng, do thoja qe jeni pa ndjenja :P.

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Strudel me mollë (si tek “Inglorious Basterds”)

E keni parë filmin “Inglorious Basterds”? Është e paharrueshme fraza “Banzhorno” (Buongiorno) e Brad Pitt ...

Gatuaj pa Receta Seria 6: Vaca frita de pollo kubane si ne south beach

Punoja me nje tip para shume vitesh qe po vazhdonte studimet ne University of Miami ...

Hallvë me grurë të shtypur

Nuk ka nevojë për prezantim kur vjen puna te hallva, kjo ëmbëlsirë e huazuar ...