Si dimër që është, na duhet e gjithë vitamina C e mundshme. Nuk është e thënë të konsumojmë vetëm portokalle e mandarina, sepse jo se janë të këqija, përkundrazi, por ndonjëherë është mirë t’i shkunim gjërat paksa.
Si thoni për biskota me portokall?
Përbërësit
250 gr miell
250 gr sheqer
2 vezë
2 të bardha vezësh
1 lugë portokall i grirë në rende
½ lugë çaji esencë vaniljeje
70 gr stika
Përgatitja
- Sitni miellin. Shtoni vezët, të bardhat e vezëve, portokallin e grirë dhe esencën e vaniljes në një tas tjetër dhe përziejini mirë.
- Shtojuni vezëve stikat, përziejini, dhe hidhni gjithçka te mielli, duke vazhduar përzierjen. Duhet të bëhet një brum i butë.
- Formoni toptha të vegjël nga brumi, vendosini në tavë me gjalpë dhe piqini në 180 gradë, derisa të bëhen të arta.
Shoqërojini me çajin e mbasdites.
Show Comments (0)