Ide Shën Valentini: Fruta në çokollatë fondente

Shën Valentini nuk ka kuptim pa çokollatë. Ndaç si dhuratë për ju, ndaç në ëmbëlsirën e natës tuaj romantike (nuk gjykojmë edhe nëse e merrni në dhomën e gjumit, përkundrazi), festa e dashurisë vjen bashkë me ëmbëlsirën më të dashur në botë.

Në vend që piqni e digjni ëmbëlsira e kek, ju këshillojmë vetëm kaq: fruta & çokollatë të shkrirë.

 

Përbërësit

Fruta të ndryshme, luleshtrydhe, banana, dardha, mollë, ananas

200 gr çokollatë që shkrihet

50 ml ajkë e lëngshme

20 gr gjalpë

20 gr sheqer

 

Përgatitja

  1. Vendosni frutat në një pjatë të madhe. Frutat që duhen prerë pritini në copa të mëdha. Që të mos nxihen, si dardha e molla p.sh., zhytini për pak kohë në ujë me lëngun 1 limoni dhe thajini.
  2. Shkrini çokollatën në banjomari, duke vendosur tasin e sigurt nga nxehtësia me çokollatë sipër një tenxhere me ujë, pa e prekur ujin. Zieni ujin dhe përzieni çokollatën derisa të shkrijë.
  3. Shtoni në të ajkën, gjalpin dhe sheqerin, derisa të bëhet një krem homogjen. Hidheni çokollatën në një enë të përshtatshme, duke e lënë pak të ftohet.

Zhysni frutat në çokollatë dhe paçi një Shën Valentin të ëmbël.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme tiramisu ne gota

Problemi im madhor I embelsirave eshte qe duhet te besh goxha qe te dali ...

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...

Fishop

Nese peshku dhe frutat e detit jane dobesia juaj, athere Fishop eshte nje nder ...

Byrek me kungull

Nuk e di në mendoni njëlloj, por personalisht jam tejet nazelie kur vjen puna ...