Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani që Shën Valentini po afron, konsiderojeni si ëmbëlsirën tuaj për planet romantike që keni ndërmend.
Përbërësit (për 10 persona)
220 gr gjalpë pa kripë
400 gr sheqer
130 gr miell
100 gr kakao
4 vezë
1 kavanoz të vogël Nutella, rreth 350 gr
5 çokollata Ferrero Rocher, të thërrmuara
Përgatitja
- Nxeheni furrën në 180 gradë.
- Shkrini gjalpin në tenxhere mesatare dhe shtoni sheqerin. Përziejini derisa të kombinohen. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin dhe kakaon, duke përzier. Shtoni vezët dhe përziejini derisa të bëhet brumi.
- Në një tavë të thellë lyeni me gjalpë dhe shtoni gjysmën e brumit. Hidhni shumicën e Nutellas mbi brum dhe përhapeni me lugë. Me një lugë, shtoni pjesën e mbetur të brumit mbi Nutella (mos e hidhni, por shtojeni lugë pas luge për të ngjarë uniformë).
- Piqeni në furrë për rreth 30 minuta, derisa pjesa e sipërme të jetë pjekur. Lëreni të ftohet për 15-20 minuta.
- Spërkatni me Nutella-n e mbetur dhe shtoni Ferrerot.
Show Comments (0)