Koncepti I frikasese perfshin nje super te thjeshte me pule dhe perime qe u shtohet edhe nja dy gjera te tjera po aq te thjeshta dhe krijon nje shije superiore…
- Ne parim, prisni ne te njejtem madhesi (kubike te vegjel) – patate, karrota, fileto pule, merrni nje dore bizele, nje dore fasule, hidhini ne nje tenxhere dhe hidhini uje.
- Marinojeni mire me kripe, piper, gjethe dafine dhe nja dy concentrate pule dhe vereni te vloje me zjarr te larte te mbuluar.
- Deri tani asnje gje e ndryshme nga supa standarde me pule dhe perime. Sapo te jene gatuar te gjithe perberesit (merrnini provojini – pulen sidomos!) ne nje tenxhere tjeter, pak me te vogel, me zjarr te larte hidhni dy-tre luge miell – trazojeni gjate gjithe kohes sa te filloje te leshoje ate eren karakteristike te miellit te skuqur, hiqeni nga zjarri dhe shtoni dy tre luge leng nga supa dhe dy tre luge qumesht te ngrohte.
- Ketu do lodheni pasi nuk duhet te ndaloni te trazuari – qellimi eshte qe te arrijme nje mase te njetratshme te miksuar sic duhet – kete vereni te vloje duke mos ndaluar trazimin me qellimin qe masa te trashet.
- Shtojeni kete mase tek supa.
- Merrni 2 te verdha vezesh edhe rihini mire. Pak nga pak, luge me luge shtoni leng te super tek te verdhat e vezeve duke I rrahur gjate gjithe kohes.
- Qellimi eshte qe te rrisim temperaturen e te verdhave per ta hedhur ne supe. Nese do ti hidhnim direct do te gatoheshin si mase. Ne na duhet te trashim supen.
- Finalizojeni me lengun e nje limoni te shtrydhur edhe testojeni per kripe dhe piper.
- Frikaseja eshte gati.
Show Comments (0)