Banane me çokollatë & sprinkles

Gjithmonë duam rezultatin më të mirë me mundin më të pakët, dhe gatimi nuk është më ndryshe në këtë pikë.

Për fatin tonë të mirë, kombinimi fruta + çokollatë nuk dështon kurrë, dhe duke qenë se frutat i kemi gati tashmë, na ngelet vetëm të shkrijmë çokollatën!

Mos harroni edhe toppings!

 

Përbërësit
4 banane
8 shkopinj akulloresh
250 ml çokollatë e shkrirë
1 lugë vaj kokosi
Sprinkles shumëngjyrëshe

Përgatitja
1. Vendosni letër furre mbi një tavë dhe lëreni mënjanë.
2. Prisni fundet e bananeve për t’u dhënë gjatësi të barabartë, më pas ndajini më dysh. Vendosni nga 1 shkop në secilën banana, vendosini mbi tavë dhe ftohini në frigorifer për 2 orë.
3. Përzieni çokollatën e shkrirë dhe vajin e kokosit.
4. Fusni bananet e ngrira në çokollatë, më pas rrotullojini në sprinkles.
5. Vendosini sërish në tavë dhe ftohini për 15 minuta, derisa çokollata të ngrijë.

Mund të zgjidhni edhe arra, arrë kokosi apo lajthi të thërrmuara në vend të sprinkles-ave.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallate japoneze me kastraveca

Perhere kam qene i fiksuar me kuzhinen japoneze. Eshte seriozisht e nje niveli tjeter ...

Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin ...

Receta klasike: Tiramisu!

Personalisht, jam fanse e madhe e ëmbëlsirave me ëmbëlsi dhe hidhësi brenda tyre. Nuk ...

Linguine ne tigan

Përbërësit: Gjysma e një paketë makarona linguine ose ndonjë lloj tjetër makarona qe ju ...

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...