Biskota gazmore me limon

Vazhdoj të këmbëngul për ëmbëlsira sa të ëmbla, aq edhe të kripura, apo të athta në këtë rast.

Ashtu siç preferoj akullore me limon, preferoj ta përfshij limonin edhe në biskota, dhe biskotat me limon që do të trajtojmë sot janë perfekte për t’i provuar!

Ngjyra e tyre e hareshme diellore të kënaq sytë, pa llogaritur pastaj shijen e tyre  që ta ngre humorin me një kafshatë!

 

Përbërësit

230 gr gjalpë

100 gr sheqer

250 gr miell gjithë-përdorimësh

Për kremin e limonit

2 limonë të shtrydhur

30 gr miell

250 gr sheqer

4 vezë

 

 

Përgatitja

  1. Nxeheni fillimisht furrën në 180 gradë.
  2. Në një tas mesatar, përzieni gjalpin e zbutur, miellin dhe sheqerin derisa të bëhet masë homogjene. Hidheni brumin në fundin e një tave 23×33 cm dhe piqeni në furrë për 15-20 minuta.
  3. Në një tas tjetër, rrihni sheqerin dhe miellin e mbetur, dhe hidhni lëngun e limonit dhe vezët duke i përzier. Shtojani përzierjen brumit të pjekur.
  4. Piqini në furrë për 20 minuta të tjera, dhe lërini të ftohen. Prisni kuadrate të vegjël dhe spërkatini me sheqer pluhur.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule me ereza, agrume dhe kaperi

Te gjitha recetat qe kemi postuar deri tani kane patur si qellim kryesor nepsin ...

Receta 2 minuteshe: Wrap vegjetarian

Kjo eshte nga ato recetat qe ti jepni drejtim kur po vdisni per te ...

Molle e pjekur me arra

U riktheva ditën e djeshme në qytetin tim të lindjes, Elbasan. Tashmë qyteti është ...

Tosti me i mire ne bote – Tost me Avokado

Kjo recete ska as shkence as as njohuri te zgjeruara ne fushen e kulinarise. ...

Kasatë me fruta

Nuk më kishte rënë ndërmend të grija dhe ngrija fruta, derisa u ndodha një ...