Puding me oriz

Duke vazhduar me receta pudingu, sot kemi për ju puding orizi. Rrushi i thatë dhe ekstrakti i vaniljes që i shtojmë këtij pudingu i japin një shije mjaft të veçantë, për të mos ngelur thjesht te shija e pafajshme e orizit me qumësht.

 

Përbërësit

140 gr oriz i bardhë i pagatuar

500 ml qumësht

70 gr sheqer

1 vezë e rrahur

90 gr rrush i thatë

1 lugë gjalpë

½ lugë çaji ekstrakt vanilje

 

Përgatitja

  1. Zieni 300 ml ujë në një tenxhere, dhe hidhni orizin në ujin që zien. Ziejeni në zjarr të ulët për 20 minuta.
  2. Kulloni orizin dhe në të njëjtën tenxhere, përzieni orizin, 375 ml qumësht, sheqerin. Gatuajeni për 15-20 minuta në nxehtësi mesatare, duke e përzier.
  3. Shtoni më pas pjesën e mbetur të qumështit, vezën, dhe rrushin e thatë. Gatuajini për 2 minuta.
  4. Hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni gjalpë dhe vanilje, duke e përzier. Hidheni pudingun në tasa dhe shërbejeni të ftohtë.

Mund t’i shtoni edhe kanellë nëse dëshironi.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Kohët e fundit jam përpjekur dhe kam eksploruar gatimet aziatike të cilat kanë një ...

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...