Krem karamel

E quajmë krem karamel, por emri origjinal i kësaj ëmbëlsire është në fakt “flan”.

Mjaft popullore në Amerikën Latine, edhe flani duket se di të vallëzojë merengue, dhe ka shije mjaft të pasur, ndonëse përgatitet me përbërës të thjeshtë.

Për më tepër, pamja e artë e krem karamelit është tejet ftuese, për të rrëmbyer e shijuar një lugë prej tij.

 

Përbërësit

1 litër qumësht i freskët

1 gotë e ¾ çaji me sheqer

7 vezë

1 paketë vanilje

1/3 gotë çaji sheqer për t’i dhënë ngjyrë

 

Përgatitja

  1. Qumështin e ngrohim së bashku me sheqerin (1 gotë e ¾), derisa sheqeri të tretet. Përpara se të nisë zierja e qumështit, i shtojmë vezët e rrahura më parë dhe vaniljen, dhe i japim qumështit një të zier.
  2. Pjesën tjetër të sheqerit e hedhim në tigan në zjarr të lehtë me pak ujë, derisa të kthehet në ngjyrë kafe, por pa u djegur. E derdhim sheqerin në tasat ku do të përgatisim krem karamelet. Shtojmë mbi sheqerin qumështin e zier.
  3. Tasat i vendosim në një tavë me ujë dhe e fusim tavën në furrë me 180 gradë. Piqini në furrë derisa kremi të zërë një kore në pjesën e sipërme.
  4. Futini tasat në frigorifer dhe prisni derisa kremi të ftohet plotësisht, përpara se t’i shërbeni.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Te ngrohesh pasta ne mikrovalen e zyres

E keni parasysh kur gatuani pak me shume darken para dhe detyroheni ta merrni ...

Ëmbëlsirë me mjedër & çokollatë

Nuk mund të thuhet se mjedrat janë gjerësisht të përdorura nga shqiptarët. Edhe unë ...

Bon-bone vegan dhe te papjekura carobi

Kjo eshte nje nder recetat me te thjeshta per te bere bon-bone me pluhur ...

Receta bazike: Krepa!

E di që keni ngrënë krepa të paktën një herë në jetën tuaj. Qoftë ...

Supë verore me domate

Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më ...