Për çaj, për kafe, apo thjesht për të thyer atë urinë e mesnatës, që të zë kur të ka kaluar orari i gjumit… lërja amaretave në dorë që të përmirësojnë gjithçka!
Këto biskota të famshme dhe fort të shijshme me bajame kanë vetëm 4 përbërës, dhe janë argëtuese në përgatitje!
Mund t’i gatuani ato si për kënaqësinë tuaj, ashtu edhe si një dhuratë për një person të dashur. Nuk gabon kurrë me një dhuratë të tillë!
Përbërësit (për rreth 30 copë)
300 gr sheqer pluhur
180 gr bajame të pjekura të ëmbla
20 gr bajame të pjekura të hidhura
2 të bardha vezësh
Përgatitja
- Grini së bashku me sheqerin bajame të ëmbla dhe të hidhura.
- Bëni bashkë gjysmën e sheqerit me 1 të bardhë veze, pastaj gjysmën tjetër me të bardhën tjetër të vezës.
- Punojini me dorë derisa të përftoni një brum homogjen me të cilin të formoni tuba të mëdhenj me diametër 3-4 cm. Pritini në copa me 1 cm trashësi.
- Formoni toptha dhe shtypini lehtë. Vendosni këto biskota në tavën e bërë me gjalpë dhe miell, spërkatini me sheqer pluhur dhe piqini në furrën tashmë të nxehtë me 220 gradë, për 30 minuta.
Shërbejini amaretat të ftohta. Ju bëfshin mirë!
Show Comments (0)