Një frut jo fort i përhapur në Shqipëri, fruti i pasionit meriton vëmendjen dhe vendin e tij në përgatitjen e ëmbëlsirave.
Gjynah të mos e shfrytëzosh një frut kaq të shijshëm dhe të veçantë, edhe pse pak të kripur në çmim.
Për më tepër, receta e sotme, kremi me fruta pasioni, ju lejon ta ktheni fare thjesht në ëmbëlsirë frutin e pasionit, pa u munduar aspak.
Përbërësit (për 4 veta)
10 fruta pasioni
450 gr sheqer
3 lugë gjalpë
4 vezë të mëdha, të rrahura lehtë
Përgatitja
- Pritni përgjysmë frutat e pasionit dhe hiquani tulin me një lugë. Vendosni tulin, sheqerin, gjalpin dhe vezët të ziejnë.
- Trazojini derisa sheqeri të tretet dhe kjo përzierje të ketë arritur 70 gradë. Masa e përftuar duhet të jetë kompakte, sa për të formuar një cipë në lugën e drunjtë.
- Pasi ta keni lënë kremin të ftohet, vendoseni nëpër kupa individuale dhe futeni në frigorifer për 4 orë para se ta shërbeni.
Show Comments (0)