Tortë me fruta pylli

Të hidhemi nga anët e shëndetshme të gatimit tani, me që u bënë disa ditë që kemi hyrë në vitin 2018.

Po ashtu, nëse jeni të gatshëm të bëni një vit të tërë “shëndetshmërisht”, kemi organizuar një plan të përshtatshëm, të ndarë sipas muajve për ju, të cilin mund ta kontrolloni duke klikuar këtu.

Kalojmë te ëmbëlsira e shëndetshme e kësaj radhe, një tortë e shijshme dhe fare e thjeshtë për t’u përgatitur, me fruta pylli. Shkon shumë me kafen apo kapuçinon tuaj të mëngjesit!

 

Përbërësit (për 6 veta)

200 gr gjalpë

200 gr sheqer

4 vezë

pak kripë

250 gr miell (tipi 00)

400 gr fruta pylli (luleshtrydhe, manaferra, mjedra, boronica)

40 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Rrihni gjalpin e zbutur me sheqer dhe, kur të keni përftuar një krem kompakt, shtojini të verdhat e vezëve (një e nga një), kripën dhe të bardhat e vezëve të rrahura si dëborë. Shtoni me kujdes miellin dhe përziejeni mirë.
  2. Bëjeni me gjalpë dhe me miell tavën, hidhni brumin dhe shpërndani 300 gr fruta pylli. Një pjesë e frutave thithet nga brumi, pjesa tjetër mbetet në sipërfaqe.
  3. Futeni tavën për 1 orë në furrën e nxehtë, në 180 gradë.
  4. Nxirreni nga furra dhe shërbejeni të vakët, të pluhurosur me sheqer pluhur dhe me garniturë frutat e mbetura të pyllit.

 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...

Fetuchine me kerpudha, asparag dhe parmixhano

Keto recetat gatimi jane aq te thjeshta edhe pse duken sikur cfare jane…e rendesishme ...

Quinoa Tabbouleh

Duke u pergatitur per veren eshte e rendesishme te marrim vlerat ushqimore te nevojshme ...

Receta bazike: Pulë e skuqur

E hasa këtë recetë me emrin Pula “Maryland”, dhe  ekziston vërtet një gatim i ...

Bëje vetë: Ragù bolonjeze

Nuk e di cilën markë salcash për pasta preferoni, por unë personalisht zgjedh “Barilla”-n. ...