Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr rrallëherë. I toleroj vetëm në rast festash fundviti, sepse si mund t’i thuash jo bakllavasë dhe kadaifit?

Por në ditë normale, preferoj më tepër tiramisunë, le të themi, dhe gjithçka që ka limon në të. Akullorja me limon nuk ka të dytë!

Për ata që gjejnë veten në shijet e mia, sigurisht, kam menduar për ju sot. Për ëmbëlsirë do të keni një soufflé fantastike me limon!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

0.5 l qumësht

150 gr sheqer pluhur

Lëvorja e grirë e një limoni

75 gr miell

60 gr gjalpë i ftohtë, në copa

5 vezë

1 lugë liker portokalli

 

Përgatitja

  1. Zieni qumështin me 100 gr sheqer dhe lëvoren e limonit në një tenxhere. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin dhe gjalpin.
  2. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, duke i përzier mirë. Rivendoseni në zjarr dhe çojeni në vlim, pastaj lëreni të ftohet.
  3. Rrihni të bardhat e vezëve në trajtë bore, duke shtuar 50 gr sheqer kur të nisë të fryhet. Bashkojani të bardhat e vezëve brumit, tashmë i ftohur. Shtoni likerin.
  4. Vëreni në një tavë për furrë dhe piqeni për afro 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
  5. Spërkateni me sheqer pluhur, lëreni të ftohet dhe futeni në frigorifer për 4 orë.

Shërbejeni të ftohtë dhe me garniturën që dëshironi. Ju bëftë mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël

Njerëzit duket se ndahen përgjysmë kur vjen puna te kuzhina aziatike, por gjithashtu, ata ...

Koncetrat Limoni me Xhinxher

Eshte bere nje gje super e famshme keto kohe ne fakt uji me kastravec, ...

Krahe pule stil thai

Stina e nxehte e veres dhe mbasditet me temeperatura te tmerrshme jane fantastike per ...

Super smoothie me avocado, kale, ananas dhe arre kokosi

  Gjysem avocado, kale te prere ne copa, disa copa ananasi (une I preferoj ...