Biskotat “Afgan” (por jo nga Afganistani)

E dimë se çfarë po mendoni. Emri i tyre të drejton tek shteti i Afganistanit, mbase edhe pamja e tyre (pa dashur të tregohemi racistë), por në të vërtetë vendlindja e kësaj ëmbëlsire është… Zelanda e Re!

Nuk dihet shumë mbi historinë dhe origjinën e emrit të kësaj biskote, por mjafton t’i shohësh “Afganët” vetëm një herë, për të kuptuar që janë fort të shijshme!

Çfarëdo ëmbëlsire që përmban çokollatë s’ka si të jetë ndryshe, në fund të fundit.

 

Përvishni mëngët dhe le t’i hyjmë gatimit!

 

Përbërësit (për 30 biskota)

200 gr gjalpë

75 gr sheqer

175 gr miell

2 lugë kakao e hidhur, pluhur

50 gr misër i shtypur lehtë

çokollatë e shkrirë, si shtresë

30 thelpinj arra

 

Përgatitja

  1. Në një tas të madh rrihni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet një krem i plotë dhe i lehtë.
  2. Sitni sipër tasit miellin dhe kakaon, shtoni misrin e shtypur dhe trazojini mirë. Me këtë masë formoni topa dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë.
  3. Kalojini në furrë me 190 gradë për 15 minuta. Nxirrini biskotat dhe lërini të ftohen.
  4. Pasi të jenë ftohur, vishini ëmbëlsirat me një shtresë çokollatë dhe vëruni përsipër një thelb arre.

 

Kaq e thjeshtë ishte! Ju bëfshin mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine ne tigan

Përbërësit: Gjysma e një paketë makarona linguine ose ndonjë lloj tjetër makarona qe ju ...

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...

Quinoa Tabbouleh

Duke u pergatitur per veren eshte e rendesishme te marrim vlerat ushqimore te nevojshme ...

Vezë Benedict

Këto vezë luksoze flasin vetë për shijen e tyre, ndaj nuk dimë se sa ...

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum porttitor pharetra sem. Aliquam nec ...

Jufka me pulë

Mishi i pulës është mishi më i dashur në shtëpinë time, dhe ndonëse shpeshherë ...