Drejt e nga Brazili: Brigadeiro!

Historitë e ndryshme në internet tregojnë se këta toptha çokollate që ta bëjnë me sy, u krijuan në nder të brigadierit Eduardo Gomes (kjo shpjegon emrin), i cili kandidoi për presidencën e Brazilit në vitin 1945.

Gratë e vendit, të magjepsura pas bukurisë së tij, e ndihmuan në fushatën elektorale, duke krijuar ëmbëlsirën e famshme braziliane, për ta shitur atë dhe mbledhur paratë e nevojshme. Brigadieri Gomes e humbi garën, por i dha jetë topthave Brigadeiro, të famshme dhe të rrëmbyera nga të gjithë që prej viteve ’40.

Mund të jeni djem bukuroshë dhe t’ua këpusni zemrën vajzave, por sa prej jush kanë një ëmbëlsirë për nderin tuaj?

Sidoqoftë, kjo është një legjendë urbane me shumë mundësi. Receta e mëposhtme është më se reale ama!

 

Përbërësit (për 20 toptha)

1 kanaçe qumësht të kondensuar (395 gr)

1 lugë gjalpë pa kripë

4 lugë pluhur kakaoje

Sprinkles çokollate (ose arrë kokosi)

 

Përgatitja

  1. Lyeni me gjalpë një enë porcelani ku do të derdhni më vonë përzierjen.
  2. Vendosni një tenxhere në nxehtësi të ulët dhe fusni gjalpin, qumështin e kondensuar dhe pluhurin e kakaos, dhe pëziejini me lugë druri për rreth 7 minuta, duke pasur kujdes mos digjet.
  3. Pas 7 minutash, vëreni përzierjen. Duhet të ketë pamje brumi më tepër se sa të lëngshme, dhe fundi i tenxheres mund të shihet më qartë. Brumi duhet të shkëputet më lehtë nga tenxherja. Procesi i gatimit do rreth 10 minuta, fikni nxehtësinë dhe pëziejeni edhe për 1 minutë, duke pasur kujdes mos e digjni.
  4. Vendoseni brumin tek ena e porcelanit dhe lëreni të ftohet. Pasi të ftohet, formoni toptha me lugë dhe dorën tuaj.
  5. Derdhni sprinkles-at apo arrën e kokosit në një tjetër enë dhe rrotulloni në to topthat. Vendosini brigadeiro-t në një enë gati për t’i shërbyer.

 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Specialitet Indian: Pule me Gjalp Murgh Makhani

Ky specialitet indian ka shume e shume zgjidhje per tu gatuar, por modeli im ...

Si te pergatisim tzatziqin.

Cuditemi sesi kjo recete ska ardhur me perpara ne faqen tone teksa nuk ekziston ...

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Pule me qumesht arre kokosi, oriz dhe kerpudha krokante

Kohet e fundit kemi qene duke eksploruar receta disi me komplekse me qellimin e ...

Musakaja tradicionale greke

Nuk është nevoja të bëjmë prezantime për këtë gatim tradicional grek, por i përgatitur ...

“Pica” të vogla me çokollatë

Pas suflesë me limon, tortës me fruta pylli, pufkave “Margarita” me tekila e të ...