Kupa të vogla me krem Mocha

Nëse ju është mërzitur kafeja e përditshme e mëngjesit, kemi recetën perfekte për ta ngritur atë në një tjetër nivel.

Dakord, në fakt bëhet fjalë për një ëmbëlsirë të tërë në këtë mes, por kush ka gjë kundra ëmbëlsirave që në mëngjes? Unë jo njëherë!

Nxirrni disa kupa të vogla kremi apo filxhanë, rrëmbeni kafenë dhe le të fillojmë!

 

Përbërësit (8 kupa)

1 lugë pluhur kafeje

470 ml qumësht

70 gr sheqer pluhur

220 gr çokollatë, e copëtuar

2 lugë çaji ekstrakt vanilje

2 lugë liker kafeje (opsionale)

7 të verdha veze

krem i rrahur për dekorim

 

Përgatitja

  1. Nxeheni furrën në 160 gradë. Vendosni 8 kupa 125 ml në një tavë pjekjeje.
  2. Hidhni pluhurin e kafesë në një tenxhere dhe shtoni qumështin duke e përzier, më pas hidhni sheqerin dhe vendosini në nxehtësi mesatare. Zieni përzierjen, derisa kafeja dhe sheqeri të jenë tretur.
  3. Hiqni tenxheren nga nxehtësia dhe shtoni çokollatën. Përziejini derisa çokollata të shkrijë dhe të jetë e lëmuar. Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe likerin e kafesë, nëse po e përdorni.
  4. Në një tas, rrihni të verdhat e vezëve. Shtoni ngadalë përzierjen e çokollatës dhe rrihini derisa të jenë bërë të njëtrajtshme. Hidheni përzierjen në një kanë dhe ndajeni në 8 kupat. Tavën e kupave mbusheni me ujë të ngrohtë deri në gjysmën e sipërfaqes së kupës.
  5. Piqini kupat për 30-35 minuta, derisa kremi të jetë formuar. Provoni duke futur një thikë në krem, e cila duhet të dalë e pastër. Hiqini kupat nga tava dhe mbulojini me letër alumini, derisa të ftohen plotësisht. Dekoroni me kremin e rrahur ose ëmbëlsira të vogla të sheqerosura.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Gazpacho Veror

E bukura e veres, te pakten perkundrjet frutave dhe perimeve, eshte qe ka mjaftueshem nga te ...

Biskota krokante me cokollate dhe arre kokosi

Pёrbёrёsit 500 g Corn Flakes 250 g Gjalpё 100 g Sheqer tё kaftё 150 ...