Te hash shendetshem eshte po aq e veshtire aq sa e thjeshte ne ditet e sotme. Parimi tabu eshte qe asnje gje qe eshte e shendetshme nuk eshte e shijshme…po sikur ta thyejme kete tabu sot?
Kjo recete bazohet ne nje fileto standarde pule te marre ne supermarket, kripe, piper i fresket, vaj ulliri, pak paprika, pak parmesan te grire(ose cfare djathi keni ne shtepi…une kete kisha) dhe perime. Ne rastin konkret kishin ngelur 2 karrota dhe 1 koke brokoli. Ju mund te keni te tjera…ngelet ne zgjedhjen tuaj!
Pergatitja
- Ngrohni furren ne 220 grade
- Marinoni pulen me kripe, piper, paprika dhe vaj ulliri. Prisni karrotat si te doni dhe shtojini pak piper dhe vaj ulliri.
- Vendosini te dyja ne nje tave te vogel dhe futini ne furre. Duhet te lini pak vend te lire per te hedhur borkolin ne nje moment te dyte.
- Gjate kesaj kohe ne nje pjate, kriposni dhe piperosni brokolin. Shtoni pak vaj ulliri dhe trazojini mire
- Pula do doje rreth 30-40 minuta per tu gatuar mire. Ne 20 minutat e fundit, nxirreni taven,shtoni brokolin dhe hidhini djath parmesan te grire pules edhe futeni prape. Arsyeja pse po I shtojme parmesan eshte pasi fileto e pules si parim nuk eshte se ka ndonje shije shume te dallueshme. Djathi parmesan me kripen edhe mprehtesine e shijes I revolucionon teresiht kete pjate!
- Sigurohuni qe mos ti levizni karrotat pasi do ju dalin sit e qullta dhe jo tamam te furres por me shume ne te zjerra..
- Kur pula te jete gati (provojeni ju lutem! Mos beni shaka me pulen pasi duhet gatuar mire. Nese sjeni te sigurt, priteni!) nxirreni nga furra dhe lereni te rrije 2 minuta.
- Sherbejeni ne pjate dhe para se ta hani mahnituni nje here nga ngjyrat e pjates prej pules, karrotes dhe brokolit dhe kuptoni qe kjo jete eshte per te ngrene gjera te mira dhe te shendetshme
- Shoqerojeni me nje Coca-Cola Zero per te maksimizuar shijen.
Show Comments (0)