Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë Qëndrore dhe si e tillë e meriton të përfshihet në Delicious.
Një arsye tjetër që përfshihet është edhe fakti që janë super të thjeshta për tu bërë, përzihen me dorë dhe kanë atë aftësinë për tu skuqur shpejt e shpejt ashtu si ngrënë shpejt e shpejt.
- Mish i grirë
- Erëza të ndryshme (unë përdora kripë, piper, borzilok i thatë, paprika, piper të kuq edhe pak cumin)
- Peksimadhe ose buke e thekur e bërë thërime(këshille: Peksimadhja këtu tek ne është tmerrësisht e shtrenjtë. Fusni në furrë nja dy feta bukë të ndenjur dhe lëreni të thahet. Futeni në një blender dhe bëjeni pluhur)
- 1 vezë
Mënyra e përgatitjes
- Të gjithë përbërësit hidhini në një tas të madh.
- Me duar, miksojini mirë
- Formoni toptha të vegjël(madhësia e topi golfit është ideale pasi edhe nuk marrin shumë vaj edhe skuqen shpejt
- Vendosni tiganin me vaj, mjaftueshëm sa te preken të gjithë topthat dhe lërini të skuqen.
- Do duan aty tek 3 minuta çdo anë dhe gati!
- Kur ti hiqni nga zjarri, vendosini në një pjatë me letër kuzhine që të heqim vajin e tepërt
Kaq ishte. E shikoni sa e thjeshtë? Tani vetëm një gjë të fundit kisha. Qoftet kanë vetëm një sekret, erëzat! Eksperimentoni me to pasi mund të bëni çudira!
Show Comments (0)