Sezoni i manaferrave ka filluar dhe eshte e rendesishme qe keto fruta, kaq te shijshme dhe interesante duhet te shijohen deri ne maksiumum. Disa nga menyrat me te mira per ta arritur kete gje eshte duke i transformuar manaferrat ne nje koktail per ti bere balle neteve te nxehta te kesaj vere.
Meqe rra fjala, e keni vene re qe kete vere ka qene aq vape sa e vetmja gje qe duam eshte fruta dhe alkool? Boh…
Nese keni arritur derik ketu, dhe nuk e dini per cfare po flas, Caipirinha eshte nje nga konktailet nacionale te brazilit, sic ne kemi poncin ne mengjes, ata kane caipirinhen. Baza eshte me cachaça, lime dhe sheqer.
Vendosni ne nje gote manaferra (6-8 cope) se bashku me 3-4 copa lime dhe shtypini bashke me nje luge sheqer. Shtoni cachaça(qe eshte praktikisht nje lloj rumi i bardhe) dhe akull. Miksojeni shume mire. Goten ku do ta sherbeni, lagni buzen e gotes me leng lime, kalojini ne pak sheqer, mbusheni me akull dhe hidhni koktailin duke e kulluar. Shtoni brenda cfare lime ju ka ngelur dhe sherbejeni menjehere…
Me besoni kur ta provoni, jeta ka per te qene me e bukur dhe vapa harrohet.
Show Comments (0)