Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin verdalle me nje shishe vere te kuqe nga njeri krah dhe nje bagete nga krahu tjeter, duke mos harruar djathin camembert nen béret-tat e tyre (camembert, jo brie – se botekuptimin e kemi me ata francezet nga normandia).

Kurse ne [shqiptaret] portretizojme veten si me kepuce tere pluhur duke ngrene byrek. Por, nje sekonde, pasi nuk jemi aq keq dhe per me teper e dini sa I afrohemi francezeve?

Ta nis nga disa cliché, te verteta, por qe sapo ti permbend do te hidheni perpjete.

Francezet hane tmerresisht shume kembe bretkosash!

Ua cfare koincidence…edhe ne…jo vetem I hame, por ne zonen e myzeqese I kane specialitet dhe me ca si bejne…me e famshmja, perfshine kembet e bretoksave te skuqura me miell. Pervec faktit qe jane aq te shijshme dhe aq delikate, ato gjithashtu perbejne nje nder l’apéro-te(aperitiv – me falni por po channel my inner French) kryesore.

Nje vakt I hajrit perfshin entrée-plat-dessert dhe hahet I ulur ne tavoline te ngrenies!

Uaa cfare koincidence…edhe ne! Ta nisim nga fundi; kur ishim te vegjel, nuk hahej asgjekundi tjeter per vec ne tavoline, mengjes, drake a darke. Tavolina shtrohej, behej gati dhe athere hahej, se ndryshe ben therime neper shpi dhe duhej ti mblidhja nje nga nje vete! (lol) Gjithashtu, neper familjet tona, ska vakt pa nje pjate te pare (qe zakonisht eshte sallata e stines me domate, kastraveca dhe qepe, ose lakra), pjata e dyte (dicka me nje cope mishi – pasi pa mish nuk quhej vakt) dhe nje embelsire a frut ne fund – entrée-plat-dessert me pike dhe presje!

Te haje me perpara ne kembe, nuk behej fjale pasi te pritet oreksi, dhe nese te priteshe oreksi, pse lodhet mami per te bere dreken?????( e shoqeruar me nje shikim gjykues qe ta hiqte urine e momentit…)

Pa buke, squhet vakt!

Uaaa cfare coincidence…edhe ne! Normalisht klisheja francize lidhet ngushte me baguette-n, kurse e jona me buken massive dhe ne raste speciale, me buken e lepurushit ^_^.

Kjo lidhet ngushte me konceptin e kuzhines te vendit [perkatesisht francezen] qe karakterizohen nga nje numer I konsiderueshem salcash / supash qe e shoqerojne ushqimin e tyre. Kjo e fundit sjell nevojen per pak buke[baguette ofc].

Ne, me koicidencen tone, kemi konceptin e “gjelles” – e cila duhet shoqeruar me buke – kjo ka kaq shume kohe qe ekziston sa qe edhe neper restorance te sjellin buke “by default” pa e kerkuar, perkundrejt te gjitha vendeve te tjera qe ose sjellind dicka me u engledis, ose e kane me tarife dhe kerkese.

Biles biles, edhe sot e kesaj dite, babi, para se te ulemi te hame te dielen, perhere pyet, po buka ku eshte??

Nese nuk te pelqen djathi njerezit te shohin shtrember!

Per francezet, nuk e di pse cuditeni, kur njerezit te shohin shtrember, kur ata prodhojne mbi 1000 varietete djathi (u perpoqa ta saktesoj kete shifer, mesa duket paska nje lufte te madhe midis ca djathi quhet francez dhe te rethinave te tyre – 1000 me duket nje super shifer, keshtu qe mire jemi).

Po ne nga hyme ketu? Ne karakterizohemi nga djathi I bardhe dhe ai kackavall – por prape, keto dy perberes perfshijne nje pjese madhore te gatimeve tona – aq sa ne shume pizza neper restorantet shqiptare, shtohet djath I bardhe si djath sekondar…plus mos harroni, byreku, receta jone me tradicionale qe e hame mengjes, drake dhe darke ne cdo element te saj ka djath ose gjize…

Ngrenia e te brendshmeve eshte normale

Francezet, kane keto fjalet e bukura saucisson ose andouillette qe jane dy lloje mishrash/sallamrash te kuruar dhe shume delikate qe kane per baze zorret e gicit. Mbaj mend, disa vite me perpara, kur me qelloi te haja ne nje restorant braziljan, filuan te ankoheshin si amerikanet nuk hanin zemrat e pules. Sapo e degjova…goja leng, pasi me gjithe mend neper amerike, vec ne vende specifike gjeje te brendshme. Per te mos folur per kukurecin, qe sado qe eshte nje koncept specialiteti turk, prape eshte I ngulitur mire ne kulturen tone. oh lala!

Kamarieret te rrine rende sikur u ke leke borxh.

Karakteristike standarde per Garçons de café te veshur bardh e zi me papion, qe jane te paduruar, nuk thone nje fjale te mire dhe as fjalen te befte mire nuk e shqiptojne ne fund por ja kepusin shkurt “te befte…”. Oh se harrova, te rrijne dhe shtrember kur nuk I le bakshish…I kane keta te rafinuarit keta, I kemi dhe ne…

Gastronomia e vertete eshte neper markete

Nuk ka rendesi nese ke mundesi ti blesh perimet e fresketa dhe mishin ne supermarket, nje francez I vertete perhere e blen mishin tek kasapi I vete, frutat e perimet tek marketi I qytetit dhe normalisht baguette-en ne furren e bukes te preferuara.

Uaaa cfare coincidence…edhe ne! Te pakten ne Tirane, mishin nese e blen ne supermarket, sikur te bie pika. Frutat e perimet, qe jo vetem nuk jane te fresketa, por jane edhe te shtrenjta kurse buken as nuk e konsideron fare pasi buka tek furra e lagjes eshte super.

Gjithsesi, pertej dengalve te mija, prinderit tane nuk blejne fruta dhe perime ne supermarket, por shkojne tek marketet e ndryshme qe jane neper tirane. Mishin e blejne tek kasapi I preferuar, dhe buken tek furra e lagjes. Qellon qe blehe ndonjehere buka ne nje lagje tjeter, dhe normalisht, duke qene se nuk ka nje standard, ka shije tjeter, cuditet tavolina…

E fundit, francezet, si meshkujt dhe femrat, ne fakt gatuajne ne shtepi.

Nje element teper I rendesishem I kultures franceze eshte dashuria qe shpaloset ne gatim, ne prerjen e perimeve, berjen e salcave, shtrimin e tavolinave…qe I jep nje impakt personal cdo elementi te vogel ne diten e gjithkujt. Francezet, kur vijne njerez, u shtrojne dreken. Kur dalin me nje person, e ftojne per darke ne shtepi dhe kur kane nje okazion, mblidhen dhe gatuajne…

Ketu doja te dilja…tek te djelat ne shtepi qe na karaterizojne, ku te gjithe gatuajme nga pak per te shtruar nje tavoline te bollshme, ku te gjithe pjestaret e familjes, I kane lene te gjitha punet dhe shpenzojne ato momente bashke dhe gatuajne. Dikush shtron tavolinen, dikush ben sallaten, dikush tjeter shikon mishin ne furre dhe medoemos dikush tjeter hap veren dhe e le te marri ajer.

Kur te jeni ne kete pike, mos harroni qe nje pjese e mire e recetave ne Delicious jane per disa njerez, pasi edhe momenti ku tregohesh me inovativ ne te gatuar eshte kur duhet te mahnitesh ata njerezit e tu me te dashur me nje pjate fantastike.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tost me Rikota, dardhe dhe mjalte

Keto jane super snacks qe hahen shpejt e shpejt, per darke, ose dhe per ...

Salca Hollandaise (për vezë Benedict)

Në kulinari, nëse ke thënë “salcë Hollandaise”, ke thënë bashkë me të edhe “vezë ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Si ti japim drejtim pertacise te mengjesit

  Kjo gje duhet bere para se te pihet kafe, keshtu qe lexues te ...