Ky restorant ne pikpamjen time personale eshte personifikimi i te gatuarit te pastave te ndryshme. Karakterizohet nga nje menu e zgjeruar por, ne kete pike po ndaloj vetem tek pastat dhe antipastat. Sherbimi eshte teper personal dhe i kujdeshem dhe ne te njejten kohe mund ti pyesni per rekomandime. Ne mendimin tim, nese kaloni dhe hani dreke/darke, sigurohuni qe t’u beni nje telefon, pasi neper ditet e pikut, thjesht nuk gjen tavolina.

Disa nga pjatat qe mendoj qe duhet ti provoni medoesmos jane:

Antipasta: Tagliere per dy – kane nje seleksion fantastik djathrash dhe proshutash. Me nje gote vere, te hap oreksin dhe kenaq shpirtin

Pjate e pare: Spagetti Carbonara – Nje nder restorantet e vetme, me cmim te pranueshem, qe e gatuajne ashtu sic duhet – me te verdhen e vezes dhe jo me panna si shumica…

Vera: E bardha e shtepise eshte shume e shijshme dhe e rekomandoj teresisht. E kuqja e shtepise ngelet pak e rende por prape goxha interesante.

Embelsira: Nuk eshte se me ka ngelur gje ne mendjen, keshtu qe nuk po rekomandoj gje – gjithsesi pas nje pjate spagetti carbonara, se ka mendjen njeri per te marre embelsira.

Kategoria: Restorant Italian

Inovacioni per te gatuar 4/5

Ne parim te kategorise qe po marrim parasysh mund te ishte pak me ulet si vleresim, pasi ne koncept kane pjatat tradicionale te pastave italiane. Por menyra se si i bejne ja vlen qe te vleresohen te pakten 4 nga 5.

Cmimi per person 3/5

Pastat nuk jane te shtrenjta, dhe si te tilla e bejne kete restorant te perballueshem. Ne mesatarizim nuk i bie te shpenzoni me shume se 1000-1200 leke per person per nje sallate, nje paste dhe nje gote vere.

Sherbimi ne oraret e pikut 5/5

Cuditmerisht fantastik neper orare te pikut – ndoshta e lidhur drejtperdrejte me kohen qe u duhet pastave te ndryshme per tu gatuar, por prape – jane super

Vendodhja 2/5

Nuk karakterizohet per ndonje vend me pamje ose i lokalizuar ne pika kyce. Per te shkuar aty duhet te nisesh per aty, dhe jo t’u gjeje rruga. E lokalizuar ne rrugicen dytesore te Rruges Komuna e Parisit.

Parkimi 4/5

Duke qene se eshte ne rrugica lagjesh, ben cben e gjen nje vend parkimi. Duhet te rrotullohesh pak, por prape, jo ndonje dhimbje koke kushedi se cfare. Ama duhet te keni parasysh qe me rregullat e reja te bashkise, shikoni tabelat me kujdes, se disa vende parkimi jane vetem per banoret e lagjes.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Vegan Raw Carob bon-bons

This is one of the easiest recipes for bon-bons with carob powder out there! ...

Nutella: Nepsllek i kombinuar

Gezuar diten e Nuteles! Ky post eshte me pak per gatimin se sa eshte ...

Hallvë me grurë të shtypur

Nuk ka nevojë për prezantim kur vjen puna te hallva, kjo ëmbëlsirë e huazuar ...

Tutorial: Sallatat

Sallatat jane ne mode kohet e fundit, kaq chic pasi mendojme qe eshte e ...

Gazpacho Veror

E bukura e veres, te pakten perkundrjet frutave dhe perimeve, eshte qe ka mjaftueshem nga te ...

Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake japonez

Pas recetës së thjeshtë të cheesecake-ut amerikan, na vjen keq t’ju themi që keni ...